Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.
Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.
Pjepri
Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.
Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.
Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.
Si ta zgjidhni?
Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.
Si ta ruani?
Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.
Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.
Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.
Pjeshkët, nektarinat
Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.
Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.
Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.
Si t’i zgjidhni?
Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.
Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.
Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.
Si t’i ruani?
Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.
Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.
Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.
Qershitë
Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.
Fundi i muajit maj shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.
Si t’i zgjidhni qershitë?
Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.
Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.
Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.
Si t’i ruajmë qershitë?
Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë.
Ankandi më i madh i veshjeve nga Princesha Diana pritet të...
Në një kodër të largët në Turqi, ku zëri i njeriut humbet ...
Shtëpia e Bardhë zbuloi një portret të ri të Presidentit T...
Çdo vit, më 3 qershor, Dita Botërore e Biçikletave festohe...
Koha është e çmuar dhe për fat të keq me gjithçka që duhet...
Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda u kurorëzua Miss Bota ...
Pamundësia për të gudulisur veten është një fenomen i çudi...
Sipas shifrave të reja, Netflix merr kurorën kur bëhet fja...
Diku thellë në zemrën e Oqeanit Paqësor, aty ku dallgët s’...
Një diamant i madh rozë që besohet se është trashëguar nga...
Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetsh...
Shkencëtarët në Kinë kanë ktijuar lente kontakti që u lejo...
Në studiot Leavesden në Hertfordshire të Anglisë, pritet t...
Ecja është një aktivitet fizik që lëviz trupin dhe vë në p...
Rreth 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën kanë një udhëhe...
Përkujtohet sot 620-vjetori i lindjes së heroit kombëtar t...
Vëzhguesit e yjeve do të argëtohen këtë muaj, ndërsa shiu ...
Tradicionalisht, orizi përpunohet për të hequr lëvoren e t...
Pema e blirit i përket familjes “Ulmaceae”. Kjo pemë ësht...
Çdo vit, më 1 Maj, njerëzit në të gjithë botën kujtojnë Di...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...