“Po nxjerr paratë e krimit jashtë vendit”/ Vokshi: Do kërkojmë komision hetimor për udhëtimet e Ramës
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...

Një monolit misterioz u zbulua sërish në malet pranë Las Vegasit. Pas zhurmës rreth monolitit qëndron një shpjegim shumë tokësor. Por pse gjërat e pashpjegueshme dhe misterioze na magjepsin kaq shumë?
Las Vegasi konsiderohet si kryeqyteti botëror i argëtimit, si „qyteti mëkatar" atraktiv, si parajsa e kumarit me një jetë të shfrenuar nate. Ka mundësi që ky nam famëkeq t`i ketë dalë në të gjithë universin.
Nga kjo mund të shpjegohet së paku se kush e vendosi një tjetër shtyllë misterioze pranë majës së malit Gass Peak. "Monoliti misterioz” u zbulua fundjavën e kaluar 30 kilometra larg Las Vegasit në një peisazh djerrë shkëmbor”, bëri të ditur policia.
"Ne shohim shumë gjëra të çuditshme, kur njerëzit ngjiten në mal të papërgatitur për motin, pa marrë ujë sa duhet me vete... por shikojeni një herë këtë!”, shkruan policia.
Me qëllim që struktura e pasqyrës drejtkëndëshe të zbulohej shpejt, ajo qe vendosur pranë një shtegkalimi malor. Fatkeqësisht atje nuk shkon direkt makina, por sikur të shkonte, nuk do të ishte aq misterioz.
Imitime në gjithë botën
Fama e monolitit merr menjëherë zjarr në mediat sociale dhe në ato serioze. Sepse dyshohet se edhe këtë monolit e kanë vendosur alienët.
Së fundmi në mars 2024 bëri bujë një monolit i ngjashëm në një vend të shkretë në Uells. Një alpinist i zhdërvjellët postoi një foto të veten para objektit tre metra të lartë me shkëlqim. "Duket si një UFO”, tha ai për gazetën The Guardian. "Objekti nuk duket sikur ta ketë hedhur dikush atje, por sikur e ka shtypur dikush qëllimisht në tokë", analizon alpinisti.
Zbuluesi dhe gazeta bënë gjithçka siç duhet: Ata krijuan një mister për origjinën dhe përdorën fjalët më të rëndësishme: "rrënqethës" dhe "UFO", dhe njoftimi bëri menjëherë xhiron e botës.
Alienët si përgjigje – çfarë të jetë tjetër?
Është spikatëse që alienët duket se interesohen veçanërisht për zona shumë të braktisura. Sepse që në 2020, kur njerëzit kudo në tokë po luftonin me një koronavirus të vogël, zyrtarë amerikanë zbuluan monolitin e parë në Red Rock County në Utah, ndërsa numëronin delet nga një helikopter. Një sensacion! Të gjithë njoftuan për këtë strukturë të çuditshme në humbëtirë.
Shumë shpejt u zbuluan objekte të ngjashme në Kaliforni, Rumani, Britani të Madhe, Holandë, Turqi dhe në landin gjerman Hessen. Shpesh në vende ku nuk ka pothuajse asgjë!
Magjia e së pakuptueshmes
Gjërat e pashpjegueshme, misterioze dhe të pazbuluara na magjepsin që nga zanafilla. Vendet mistike dhe gjërat që (fillimisht) s`i shpjegojmë dot, na zgjojnë kureshtjen.
Psikologu amerikan W. McDoPgall tha në fillim të shekullit të 20-të, se kurioziteti është thelbi i çdo lloj motivimi. Sa më i largët, sa më i paarritshëm, aq më i madh është kurioziteti. Ishulli legjendar i Atlantidës, trekëndëshi i Bermudës që gllabëron anijet, UFO-t dhe alienët, astrologjia, fuqitë e mbinatyrshme apo rrathët gjigantë në fushat me grurë, sa më të pashpjegueshme, aq më tërheqëse.
Në kërkim të shpjegimeve
Ne njerëzit duam t`i kuptojmë dhe t`i shpjegojmë gjërat. Atë që mbetet e fshehtë për ne, atë që është "e pakuptueshme”, e quajmë "misterioze”.
"është magjia e së jashtëzakonshmes", thotë Pikologu Dr. Günter Molz nga Bergische Universität në Wuppertal
"Ata që mbrojnë teza të jashtëzakonshme, ‘nuk janë normalë', në kuptimin që nuk janë të zakonshëm, nuk janë monotonë. Ata përfaqësojnë një pozicion ekskluziv, që i bën të ndjehen të mikluar në një mënyrë narcizoide”, thotë Molz për DW. Këta njerëz mund të kenë nevojë të tepruar për admirim.
Kur ka diçka misterioze, ne kërkojmë shpjegime pak a shumë të besueshme - për shembull në shkencë, në parashkencë ose pseudoshkencë, në ezoterikë, në bestytni apo në fe. Të gjitha fushat priren të pretendojnë se janë absolutët. "Shpjegimet joshkencore kanë edhe avantazhin e ekskluzivitetit. që përmendëm më lart”, thotë psikologu Molz.
Vemendje në vend të alienëve
Mund të jetë që një formë jete jashtëtokësore të ketë interes të shtuar për peizazhin shkëmbor djerrë pranë Las Vegasit apo në provincën e Uellsit. Megjithatë monolitet në të kaluarën rezultuan të ishin përpjekje relativisht të të pagdhendura për të tërhequr vëmendjen.
Sepse sapo një monolit bëhet i njohur, një lumë turistësh dhe kuriozësh dyndet drejt objekteve. Dhe pas tyre tregtarët e suvenireve, bar-rostiçeritë, etj.
Përgjegjës për monolitin e parë në Utah ishte artisti Matty Way. Kur zhurma mediatike arriti kulmin, ai u vetëshpall si "artisti më i famshëm". Përmes kolektivit të artistëve të tij kopjet e monolitit mund të porositen për 45.000 dollarë.
Ide e shkëlqyer biznesi, menduan katër artistë amatorë nga Kalifornia dhe ndërtuan gjithashtu monolite në shtetin me diell. Shumë të tjerë pasuan dhe kështu nisi fenomeni i monolitëve.
Megjithatë monolitët në Rumani, Spanjë dhe Hessen qenë të ngjitur aq keq, saqë alienëve do t`u kishte ardhur me siguri turp prej tyre.
Ana e errët e famës
Nëse është zgjuar një herë kureshtja, gjë që sot është shumë më lehtë falë rrjeteve sociale, atëherë të gjithë duan të shohin vendin apo objektin ose të fitojnë para prej tij. Kush e di, edhe sa kohë mund të shihet akoma.
Këtë theksoi menjëherë edhe zbuluesi i zhdërvjellët nga Uellsi: "Nuk mund të them se për sa kohë objekti do të jetë atje, të them të drejtën", tha ai. "Me sa i njoh unë parqet tona kombëtare, atyre nuk u duket zbavitëse, kur dikush vendos thjesht diçka atje."
Ai ndoshta ka të drejtë. Pas gëzimit të shkurtër për fitimet e papritura, vjen zemërimi i banorëve vendas dhe i mbrojtësve të mjedisit, kur përjetojnë se si peizazhi i paprekur më parë ndotet dhe shkatërrohet nga dyndjet.
Ne duam t'u kujtojmë të gjithë vizitorëve se përdorimi, pushtimi dhe zhvillimi i tokave publike dhe burimeve të tyre është i paligjshëm, pavarësisht se nga cili planet vini”, shprehej me shaka Enti i Menaxhimit të Tokës në twitter.
Shumë prej monolitëve u shkatërruan ose u hoqën shpejt nga autoritetet. Si masë paraprake, Departamenti i Sigurisë Publike në Utah e mbajti të fshehtë vendndodhjen e saktë të monolitit, për të mos krijiuar fluks turistësh dhe që të mos ndërtoheshin objekte të tjera në natyrën e paprekur./DW
Djersa është e nevojshme për organizmin. Nuk është aspak s...
Nuhatja e stresit te njerëzit ndikon në emocionet e qenve ...
Vjena është shpallur qyteti më i mirë në botë për të j...
Anija kozmike Cassini e NASA-s, e cila ka qenë në një misi...
Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hën...
Dy pistoleta në pronësi të perandorit francez Napoleon...
"Një zbulim i ri mund të ofrojë disa të dhëna për fëmijëri...
Sorrat, zogu i kudondodhur urban, mund të numërojnë vo...
Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rrit...
Quhet cochineal dhe është një insekt që është endemik ...
Studiuesit kanë zbuluar fosil të një "pate gjigante" prehi...
Shumë prej nesh përdorin maska, vajra dhe serume për të us...
Studiuesit po shqyrtojnë se si zogjtë mund të ndihmojnë në...
Dy ekipe shkencëtarësh kanë zbuluar një planet teorikisht ...
Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re tashmë të...
Në një sondazh të Harvard Business Revieë rezultoi se prof...
Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës ...
Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se ...
Studimi i emrave të oqeaneve të Tokës, Atlantikut, Paq...
Dhjetë vjet më parë, Dr. Jeff Lichtma, profesor i biologji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...