Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një operacion i Policisë ka çuar në zbulimin e një objekti trekatësh në Elbasan, i cili dyshohet se përdorej për ushtrim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Trafiqeve dhe Mbështetjen Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”, pas një hetimi të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë.
Gjatë ndërhyrjes në objektin e ndodhur në lagjen “Visarjon Xhuvani”, u arrestuan në flagrancë katër shtetase të huaja nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të moshave nga 25 deri në 35 vjeç, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike.
Nga kontrollet në ambientet e vilës u sekuestruan rreth 0.5 kg kanabis sativa, 35.3 gramë kokainë, shuma parash, armë sportive, telefona celularë dhe sende të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal.
Hetimet kanë çuar gjithashtu në identifikimin e organizatorit të dyshuar të kësaj veprimtarie, një shtetas 56-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim dhe për kapjen e tij vijon puna.
“DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Streha”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur nga Policia e Elbasanit, në mbikëqyrjen e Prokurorisë së Elbasanit.
Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen "Visarjon Xhuvani", ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori. Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.
Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen "Visarjon Xhuvani", në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”.
Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe.
Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA
Një person është arrestuar në Tiranë dhe 2 të tjerë janë s...
Dy dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina ...
Një akisdent ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Memalia...
Europol ka publikuar detajet në lidhje me operacionin ndaj...
Një aksident i rëndë u shënuar pasditen e sotme në aksin r...
Policia e Shtetit ka goditur një rast të organizimit të lo...
Një tjetër automjet i përfshirë në atentatin e ndodhur tri...
Një 55-vjeçar është arrestuar në Durrës sepse u kap me një...
Një 39-vjeçar është arrestuar në Rrugën e Dibrës pasi qark...
Një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën “...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Noë” me Erla Më...
Një person u gjet i vdekur në një stallë në lagjen Bournia...
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Volkswagen Polo”, ...
Zbulohen në Tiranë tri apartamente ku ushtrohej prostituci...
Ditën e sotme është gjetur një automjet i dyshuar se u për...
Një 25-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi kishte përs...
I shumëkërkuari Ervin Mata është vënë në pranga në Brazil,...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Top ...
Një video e publikuar nga mediat braziliane tregon momenti...
Krimet në fushën e drogës arritën nivel rekord në vitin 20...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...