Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Gjykata e Lartë la në burg ish-agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, ky i fundit i zhdukur që prej gushtit të 2022-shit.
Ditën e sotme është zbardhur vendimi i 7 shkurtit që rrëzonte rekursin e Lamit për zbutje të masës së sigurimit.
Ndonëse ai pretendonte se izolimi në qeli mund t’i rrezikonte jetën për shkak të profesionit, Gjykata e Lartë e ka parë si të panevojshme lënien e lirë të ish-policit.
“19. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga 432 i Kodit të Procedurës Penale. Pjesa e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë.
Në të gjitha rastet kur rekursi nuk i përmbahet shkaqeve të përcaktuara nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendos mospranimin e rekursit.
Qëndrimi që mban Kolegji për rastin në shqyrtim, bazohet edhe në jurisprudencën e konsoliduar të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që referon në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave shkaqet e parashtruara në rekurs që rezultojnë haptazi të pabazuara vlerësohen si të papranueshme për pranimin e rekursit.
Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e parashtruara nga kërkuesi nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale.
Kolegji vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar vendimmarrjen e saj dhe nuk ka shkaqe për cënimin e saj.
Gjithashtu Kolegji nuk konstaton shkelje të ligjit material apo procedural penal prej Gjykatës së Apelit.
Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga kërkuesi Jeton Lami kundër vendimit nr. 801 datë 20.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë nuk përmban ndonjë prej shkaqeve të sipërpërmendura dhe për rrjedhojë nuk mund të pranohet”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Kujtojmë se ish-agjenti i policisë u arrestua në 24 gusht pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme, SPAK, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve” me qëllim vrasjen e Endrit Dokles.
Por teksa SPAK-u dhe policia e kërkonin me qëllim arrestimin e tij, Martinaj është zhdukur në 8 gusht 2022. Në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin, policia dhe prokuroria e Laçit zbuloi se ai shoqërohej me agjentin e policisë, Jeton Lami./ CNA.al
Familjarët e Dan Hutrës, vrasësit serial të tri grave ...
Kontrolle intensive janë zhvilluar në lokale dhe në am...
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin me inicia...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas me inic...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e zyra...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për misterin që rreth...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga ballafa...
Shtetasi me inicialet L.B, 54 vjeç , ka ndërruar jetë ...
Policia Kufitare e Durrësit iu vjen në ndihmë 2 shtetasve,...
Dan Hutra vrasësi mizor i tre grave në Tiranë ditën e mërk...
Më datë 04.03.2023, në orën 14:00, në Kombinat, është vetë...
62-vjeçari Agron Xhafa ka lënë qelitë e burgut edhe pse me...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kërcënonin dhe sh...
Është arrestuar nga policia shtetasi L. K., 55 vjeç banues...
Dan Hutra vrasësi gjakftohtë i tre grave në Tiranë, person...
Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjer...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mobilerinë në p...
Dan Hutra vrasësi që shkaktoi masakrën në Tiranë ku vrau 3...
Është arrestuar A.Sh., 43 vjeç administrator i një poste p...
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...