Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Veprat penale, që kryhen nga të miturit, po shtohen me shpejtësi duke pasqyruar situatën në të cilën gjendet shoqëria shqiptare. Vetëm gjatë kësaj jave, në Shkodër, Tiranë dhe Kamëz u regjistruan tre vepra penale me përfshirjen e 11 të miturve me pasojë plagosjen e tre prej tyre.
Sipas një raporti të prokurorisë, brenda dy viteve të fundit veprat penale të kryera nga të miturit janë rritur me 16.6 përqind.
“Të miturit në konflikt me ligjin janë në rritje vitet e fundit, kjo sipas asaj që deklarohet nga institucionet e drejtësisë, policia, prokuroria, gjykata me vjetarin e saj. Janë në rritje sepse, vit mbas viti po ndryshojnë edhe veprat penale që ata kryejnë. Dhe veprat penale që të miturit po kryejnë janë vjedhjet dhe angazhimi shumë i frikshëm që ata kanë në lidhje me shitjen e narkotikëve”, thotë kriminologia Vinifreda Gazulli.
Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për 1773 persona nën 18 vjeç autorë të veprave penale. 572 prej tyre organi i akuzës i ka marrë si të pandehur ose si persona nën hetim për kryerjen e veprave penale, ndërsa për 25 të mitur është marrë masa e sigurisë arrest me burg.
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, duke përmendur raste konkrete, thotë se të miturit po kryejnë vepra penale edhe brenda dyerve të shkollës ku mësojnë.
“Si rasti në dy shkolla të qytetit të Shkodrës ku dy nxënës shpërndanin lëndë narkotike në shkollat ku ata ishin nxënës si dhe mbanin me vete mjete prerëse. Strukturat policore në të gjithë qarkun po bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla dhe stafet pedagogjike duke ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin e futjes së lëndëve narkotike në shkolla apo sendeve të tjera të kundraligjshme”, deklaroi ai.
Për psikologun Fatjon Taipi të rinjtë e sotëm, të periudhës së internetit dhe rrjeteve sociale, përballen me sfida të tjera të ndryshme nga ato të brezave të mëparshëm dhe kjo shpeshherë i vë ata në situatë konflikti.
“Të rinjtë, sidomos pas pandemisë, janë duke u përballur me një sfidë të re. Kjo sfidë ka të bëjë kryesisht me familjen, mënyrën se si janë duke ndryshuar dinamikat familjare, por është edhe një sfidë globale që të rinjtë e adoleshencës së sotme i përkasin gjeneratës Z. Kjo është një gjeneratë e re, e cila ka nevoja dhe interesa të reja, ka forma dhe vlera të reja për ndërtimin e identitetit”, thotë ai.
Ekspertja Vinifreda Gazulli thotë se, vitet e fundit po ndodhin transformime të thella të familjes tradicionale shqiptare, e cila kulturalisht ka qenë gjithmonë e
bashkuar dhe e mbyllur. Sipas saj, gjendja sociale dhe ekonomike e familjes ka ndikimin e saj në sjelljen e të miturve.
“Ky ndryshim i madh i strukturës familjare, problematikat mes prindërve, problematikat sociale, problematikat që lidhen kryesisht me varfërinë, janë ato që kryesisht sjellin edhe këto problematika tek të miturit, të cilat i shfaqin ato në ambiente të tjera sociale. Dhe, i dyti ambient social shumë i rëndësishëm është pikërisht shkolla”.
Me ndryshimet në kodin penal, sipas ekspertes Gazulli, prokuroria dhe gjykata e kanë të vështirë të japin dënime, sepse pjesa më e madhe e veprave penale që kryhen nga të miturit cilësohen si të lehta. Në këto kushte, të miturit shndërrohen në përsëritës dhe institucionet dhe familja e kanë të vështirë t’i menaxhojnë. Ndërsa për psikologun Taipi, masat ndaj të miturve në konflikt me ligjin duhet të merren jo nga nevoja që kanë të rriturit për të mbrojtur fëmijët.
“Ka një përplasje, ka një moskuptim, një konflikt mes të rinjve dhe masave që merren. Është shumë e nevojshme që masat që merren të vijnë nga studimet që bëhen me të rinjtë dhe jo nga nevojat që kanë të rriturit për të mbrojtur fëmijët. Kjo është dilema kryesore, mospërputhja kryesore që kemi mes gjeneratave. Dhe gjeneratat ndryshojnë shumë shpejt pas periudhës pandemike pasi kanë të bëjnë me përdorimin e rrjeteve sociale dhe me teknologjinë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë t’i shmangen dënimit përmes aplikimit nga prokuroria të masës alternative të shmangies. Kështu, në 266 raste me 237 autorë të mitur është vendosur pushimi i çështjes penale. 230 prej tyre janë paralajmëruar me shkrim, 3 janë këshilluar, 2 të tjerë janë paralajmëruar me gojë, dhe vetëm dy të pandehur të mitur janë vënë nën kujdes./ VOA
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Tirana u trondit ditën e djeshme nga një plagosje, ku një ...
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 13 kilogramë bimë na...
Policia ka vënë nën hetim shtetasen A.B., 43 vjeç, pas...
Policia e Tiranës ka arrestuar A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., ...
Megaoperacion “Tempulli” vijon duke çuar në 99 numrin ...
Për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në aksin Peqin-Elba...
Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në ak...
Atentati me armë zjarri ndaj një 28-vjeçari shqiptar, ngja...
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosje...
Policia e Shkodrës është përfshirë në një skandal. Një dit...
Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy punonjësit ...
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në Peru, ku ës...
Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të enjte në Shkodër....
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Shko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kr...
Pak minuta pasi CNA raportoi ngjarjen e ndodhur te Paz...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazari...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem. Një 69-vjeçar i k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...