Helmimet e studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Muçollari: Pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka reaguar n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka reaguar n...

SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka komunikuar akuzat për grupin që u kap duke trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, të fshehur në lëkurën e bagëtive.
Akuzat u janë komunikuar shtetasve G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë, K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë, A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.S., 25 vjeç, banues në Krujë, A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, I.A., 51 vjeç, banues në Shkodër, B.H., 57 vjeç, banues në Durrës, H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian, J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelas, S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelas.
Prokuroria e Posaçme njoftoi më 16 nëntor të vitit 2024 se kishte goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në tregun europian.
Ky hetim çoi në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine, si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë-Krujë. Po ashtu, u identifikuan ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. U sekuestruan sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se ishin përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.
Provat e sekuestruara përfshijnë material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të rinj dhe 57 milionë pesos kolumbiane (afërsisht 12,200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llamba nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Nga të dhënat hetimore, rezultoi se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmëse për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirëpërcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues dhe shpërndarës.
Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirorganizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.
Kolumbianët dhe venezuelasit, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë europian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë-Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimikë, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara./ CNA
Një 35-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë ditën e dje...
Një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa bane...
Mbi 160 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kamioni, j...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arratisjen e Altin Nd...
Një 24-vjeçar shqiptar, Mario Nikprelaj, banues në Shelby ...
Një aksident është shënuar në orët e pasdites në rrugën “M...
Në Trento të Italisë është gjetur trupi i Floresha Prengut...
Një shtetas 37-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi në lok...
Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi vodhi një au...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ...
Raportohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr. 13 të qyteti...
Një 66-vjeçar, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, k...
Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Luz ...
Një shtetas 23-vjeçar u kap në Fier dhe u arrestua me qëll...
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Velipojë nga po...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Cërrik-Elba...
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar. I...
Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme, rreth...
Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë në një banesë n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...