Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Policia e Shtetit në një deklaratë për media ka zbuluar se në 12 orët e fundit janë finalizuar 2 operacione.
Në kuadër të operacionit “Shtëpia Jeshile”, janë sekuestruar 61 kg lëndë narkotike të llojit kanabis me vlerë 100 mijë euro.
Janë vënë në pranga disa persona, pjesë e grupit kriminal që shpërndanin lëndë narkotike.
"Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes së pronës. Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar 'SHTËPIA JESHILE'. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent, dron.
Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.
Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.
Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar 'Shtëpia jeshile', në kuadër, të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;
- A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;
- G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.
Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.
Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.
Gjatë operacionit të dytë të koduar 'TRINOMI', të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.
Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
- E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përftitime prej tyre.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët, për vijimin e bashkëpunimit", është shprehur Tonin Vocaj në deklaratë për mediat./ CNA.al
Policia e Durrësit ka vënë në pranga kapitenin e anijes ru...
Avokatja Eranda Gjonaj është shprehur se policia nuk e ka ...
Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe a...
Detaje të tjera janë zbardhur rreth vrasësit serial, D...
Dan Hutra, i cili vrau 3 gra të mërkurën në Tiranë, kisht...
Gazetari Spartak Koka ka zbuluar veprimet e Dan Hutrës...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacio...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor T...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë është vënë në lëvizje ...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Toni...
Autori i vrasjes së Etleva Kurtit është Dan Hutra, i njejt...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga arrestimi i Dan H...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit...
Dan Hutra, autori i kasaphanës në Kamëz është vënë mbr...
Policia ka arrestuar autorin e masakrës së shkaktuar n...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një thirrje për qytetarët...
Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares M.G. e cla u plagos sot në ...
Ngjarja e ditës sot ishte ekzekutimi i 3 femrave dhe p...
Ambasada Shqiptare në Greqi ka reaguar për aksidentin trag...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë, ku u vranë dy g...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...