
Mesditën e sotme, Safet Bajri, një nga figurat më të njohura të Shkodrës, u arrestua nga RENEA pas një kërkimi të gjatë.
Dy ditë më parë, forcat speciale zhvilluan një operacion në Shkodër për të kapur Bajrin, por nuk arritën ta ndalonin.
SPAK kishte lëshuar një urdhër-arrest për Safet Bajrin, ndërsa GJKKO kishte vendosur masën e sigurisë "arrest në burg".
Bajri akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, një ngjarje që ka pasur pasoja të mëdha.
Fatbardh Lici është vëllai i Mustafa Licit, një figurë tjetër e njohur dhe njëkohësisht xhaxhai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës.
SPAK ka bashkuar disa ngjarje kriminale në Shkodër që dyshohet se janë kryer nga grupi Bajri, i cili besohet të ketë disa fraksione të brendshme.
Përplasjet më të njohura janë ato mes Bajrëve dhe Licëve, dy grupe rivale që kanë pasur ngjarje tragjike që kanë përfshirë vrasje dhe zhdukje personash.
Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi në janar 2018 kur atentati ndaj biznesmenit Lulzim Kulla la të plagosur disa persona, mes të cilëve dhe Kulla vetë. Ky atentat, i dyshuar të ketë lidhje me grupin Bajri, është konsideruar si shkaku kryesor i fillimit të një konflikti të gjatë.
Pas kësaj ngjarjeje, disa vrasje dhe aksione hakmarrjeje përfshinë grupet rivale. Vrasja e Fatbardh Licit në gusht 2018, pas vrasjes së një ish-polici, dhe disa zhdukje të dyshuara, ku përfshihet Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, kanë thelluar armiqësinë mes dy grupeve.
Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, shumë persona të afërt me Bajrët dhe Licët janë përfshirë në vrasje dhe konflikte. Vrasja e Arjan Ferracakut dhe Fatos Ferracakut janë disa nga ngjarjet e njohura të lidhura me këtë përplasje, për të cilat akuzohen anëtarët e dy grupeve.
Ky arrestim i Safet Bajrit ka thelluar dyshimet për veprimtarinë kriminale të grupit të tij, duke përfshirë krime të rënda dhe hakmarrje mes familjeve rivale në Shkodër./CNA
Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2...
Goditet një grup që ushtronte këtë veprimtari kriminale. V...
Kapet në Gjermani një shtetas i akuzuar nga SPAK-u si pjes...
Një aksident ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës në r...
Merr zjarr tarraca e një objekti 4 katësh në afërsi të lag...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike d...
Policia e Fierit, me vendim të gjykatës, ka ushtruar kontr...
U kapën në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë – Blilisht,...
Gazetarja Klodiana Lala me anë të një statusi në rrjetet s...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka nis...
Është ekstraduar nga Gjermania 42-vjeçari V. K., i shpallu...
Një aksident u shënua sot në aksin rrugor "Ura e Leklit-Kë...
Drejtoria e Policisë Vlorë ka dhënë detaje nga dy operacio...
Një armë zjarri është gjendur sot brenda rrethimit të ish ...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe Operacionalen ...
Raportohet se janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në...
Një 48-vjeçar, punonjës policie i burgjeve, dyshohet se ës...
Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Maz...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol dhe autoritet...
Drejtoria e Policisë Tiranë ka dalë në një deklaratë zyrta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...