Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol dhe autoritetet italiane kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar “Alba Tibus”. Operacion i cili u krye për trafikim narkotikësh dhe goditje të grupit të strukturuar kriminal. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 shqiptarë të akuzuar për trafik kanabisi dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në pranga kanë rënë A. A. 27 vjeç, K. D. alias K. Dh. 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Këta shtetas akuzohen se gjatë vitit 2019 kanë trafikuar në Itali lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit
Finalizohet në Shqipëri dhe në Itali, operacioni ndërkombëtar i koduar “Alba Tibus”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.
Akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë.
Hetimet e përbashkëta identifikojnë dhe një tjetër pjesëtar të grupit, i cili aktualisht po vuan dënim në IEVP Rrogozhinë. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit A. A., 27 vjeç, K. D. alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me partnerët, për veprime të përbashkëta hetimore dhe operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat italiane kanë nxjerrë të tjera detaje nga operacioni ndërkombëtar, ku gjithsej janë arrestuar 27 persona mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Nga këta persona 20 janë në burg dhe 7 të tjerë në arrest shtëpie.
Si funksiononte organizata kriminale
Nga hetimet dhe finalizimi i operacionit u arrit të zbulohej një sistem i mirorganizuar. Droga, kryesisht marijuana, sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, importohej nga Vlora. Falë një aleance me organizatat kriminale nigeriane, droga shpërndahej në të gjithë Italinë dhe vendet e tjera evropiane; trafiku përdorte një sistem transporti publik për të shpërndarë mallrat./ CNA
Drejtoria e Policisë Tiranë ka dalë në një deklaratë zyrta...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Shkodër,...
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Dyshohet se si pasojë...
RENEA dhe policia kanë kryer një operacion në Shkodër. Ra...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë...
Mbrëmjen e kësaj të hëne, një 60-vjeçar është gjetur i vet...
Policia ka finalizuar një operacion policor në kryeqytet, ...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokas...
Rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi G...
Forcat RENEA vijojnë në Vlorë aksionin e nisur dy ditë më ...
Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur auto...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Theft Network"...
Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin S. Gj., 38 vjeç, b...
Policia e Tiranës ka iddentifikuar dhe arrestuar katër të ...
Një ngjarje e rëndë u shënua të hënën në Gjirokastër, ku n...
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka nisur procedimin n...
Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërru...
Një zjarr i rënë në katin e tretë të një pallati në Gjirok...
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Elbas...
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...