web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet kontrabanda e mallrave/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 4 punonjës të doganës në Kapshticë

20 Shkurt 2025, 14:34, Kronika CNA

Goditet kontrabanda e mallrave/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 4

U kapën në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë – Blilisht, duke transportuar me automjete veshje të ndryshme që i kishin kontrabanduar nga Greqia, arrestohen 2 shtetas.    

Procedohen penalisht 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". 

Sekuestrohen veshjet, 2 automjete dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Mission failed", për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kapshticë – Blilisht, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit L. N. dhe Xh. N. Gjatë kontrollit në këto 2 automjete, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.   

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 24 vjeç dhe Xh. N., 24 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga