web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shiu përmbyt një tjetër qytet/ Rrugët e Pogradecit mbulohen nga uji

4 Tetor 2024, 21:16, Kronika CNA

Shiu përmbyt një tjetër qytet/ Rrugët e Pogradecit mbulohen

Nga moti i keq, me rreshje shiu, disa nga rrugët kryesore te Pogradecit janë nën pushtetin e ujit.

Në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe policisë bashkiake që po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

Deri në këto momente nuk raportohen problematika si dëme në banesa apo subjekte edhe pse ka patur prurje të mëdha uji. Situata po normalizohet nga grupet e punës në terren.

Ndërkohë aksi nacional Korçë - Pogradec më konkretisht në Qafë Plloçë dhe aksi nacionl Pogradec - Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla.

Për drejtuesit e mjeteve bëhet thirje të ulin shpejtësinë dhe të reduktojnë lëvizjet. Ndërkohë në akset nacionale ka prezencë të shtuar të policisë./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga