web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në autostradë/ 9 persona të plagosur

4 Tetor 2024, 18:01, Kronika CNA
Aksident i rëndë në autostradë/ 9 persona të plagosur
Foto nga aksidenti, burimi CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Levan – Tepelenë pasditen e kësaj të premteje.

Një furgon është përplasur me një automjet dhe si pasojë raportohet se kanë mbetur 9 persona të plagosur.

Të plagosurit po dërgohen me urgjencë drejt spitalit, për të marrë shërbimin e duhur mjekësor, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Aksident i rëndë në autostradë/ 9 persona të plagosur
Foto nga aksidenti, burimi CNA

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq dhe lagështia në rrugë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga