web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen rreth 19 mijë euro në Kakavijë

9 Gusht 2024, 10:09, Kronika CNA
Sekuestrohen rreth 19 mijë euro në Kakavijë
Paratë e sekuestruara

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 19 150 euro në Kakavijë.

Paratë u gjetën në çantën e shtetasit I. M. Nga verifikimet ka rezultuar se nuk ishin deklaruar konform ligjit.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 38-vjeçarin e lindur në Patos, me banim në Greqi. Ndaj tij rëndon vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ CNA





Lajmet e fundit nga