web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Qafë-Thanë/ 5 të plagosur

7 Gusht 2024, 13:15, Kronika CNA
Aksident në Qafë-Thanë/ 5 të plagosur
Foto nga vendi i ngjarjes

Mesditën e së mërkurës ka ndodhur një aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku një automjet tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P. G.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. 

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 12:00, në aksin "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip "Volkswagen", të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./CNA 





Lajmet e fundit nga