web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje në një azil privat në Tiranë

8 Gusht 2024, 09:05, Kronika CNA
Vrasje në një azil privat në Tiranë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë.

Policia bën me dije se Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur disa herë me anë të një bastuni shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. 

Mbi 78-vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me dashje". 

Njofimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë./CNA 





Lajmet e fundit nga