web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden 610 bimë kanabis në Pogradec/ Arrestohet 31-vjeçari

8 Gusht 2024, 15:50, Kronika CNA

Gjenden 610 bimë kanabis në Pogradec/ Arrestohet 31-vjeçari

Policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë të Pogradecit.

Në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.

Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë 31-vjeçari D. S., banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.

Aktualisht po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./ CNA





Lajmet e fundit nga