Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin policor me kodin “Catch 4”, duke kapur dhe vënë në pranga katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet operative të siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve nga Komisariatet e Policisë Nr. 1, 2 dhe 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arritën të ndalojnë personat e mëposhtëm:
G. I., 30 vjeç, i kërkuar për “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më 1 dhjetor 2025, plagosi me mjet prerës shtetasin M. A., në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa gjatë kontrollit të banesës u sekuestrua një sasi cannabis sativa.
R. R., 30 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, i cili i ka mbetur për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë burgim.
E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për “Vjedhje”, iu dorëzua DVP Durrës për veprime të mëtejshme, pasi Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
A. D., 22 vjeç, i kërkuar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”
Policia e Tiranës njoftoi se operacioni “Catch 4” u realizua me sukses falë bashkëpunimit mes strukturave të ndryshme policore dhe përmbushjes së detyrës ligjore për kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor “Catch 4” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin R. R., 30 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Nga ky dënim, i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë burgim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin në kërkim E. M., 19 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit A. D., 22 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./ CNA
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gj...
Një aksident është shënuar mbremjen e sotme në zonën e Lun...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka arrestuar në...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ku ...
Ditën e sotme, pas rreth një muaji kërkime intensive në të...
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar një 24-vj...
Një shtetas sudanez, i cili ndihmoi 6 emigrantë për të kal...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit. ...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme n...
Një 40-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte një ...
Palombarët e RENEA-s dhe shërbimet e policisë vijojnë kërk...
Një 65-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Belsh...
Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në het...
Policia e Korçës ka dalë me reagim tjetër lidhur me konfl...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor G...
Një subjekt që shishte ora dore të kontrabanduara, imitime...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Lu...
WebLajm.com sjell pamjet nga aksioni Policisë dhe Prokuror...
Një 65-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Belsh, ...
Shërbimi i karabinierëve të stacionit të Viserba të Rimini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...