Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

Raporti vjetor i Antimafias Italiane për 2024-ën ka ngritur alarmin edhe mbi mafian shqiptare në Itali. Në raport shkruhet se mafia shqiptare dhe krimi i organizuar shqiptar është alarm për sigurinë dhe ekonominë.
Sipas raportit të DIA-s, grupet kriminale shqiptare janë të pranishme në mënyrë të gjerë në të gjithë territorin Italian dhe operojnë me qasje të ndryshme organizative dhe operative.
“Kriminaliteti shqiptar përfaqëson një nga format më komplekse dhe të strukturuara të kriminalitetit të huaj në Itali. Grupet kriminale shqiptare, të pranishme në mënyrë të gjerë në të gjithë territorin kombëtar, operojnë me qasje të ndryshme organizative dhe operative. Disa veprojnë në grupe të vogla, ndonjëherë multietnike, të përqendruara kryesisht në krime kundër pasurisë. Të tjerë, ndërkohë, kanë formuar organizata kriminale të forta dhe jetëgjata, të rrënjosura në territor dhe me mënyra operimi që në disa raste i afrohen atyre mafioze.
Një tipar dallues i këtyre organizatave është përdorimi i dhunës, e cila përdoret si për zgjidhjen e konflikteve të brendshme për kontrollin e tregut të drogës, ashtu edhe si mjet frikësimi dhe kontrolli. Një veçori e tyre është sistemi i anëtarësimeve, që shpesh bazohen në lidhje familjare ose në lidhje mes individëve me origjinë nga i njëjti qytet apo rajon i Shqipërisë. Këto lidhje përforcohen nga kode të caktuara sjelljeje, që konsolidojnë strukturën e brendshme të grupeve.
Trafiku i narkotikëve mbetet sektori kryesor i aktivitetit dhe të ardhurat që burojnë prej tij po investohen gjithnjë e më shpesh në blerjen e bizneseve legale dhe pasurive të paluajtshme. Provat hetimore, gjithashtu, konfirmojnë se grupet shqiptare janë të përfshira edhe në veprimtari të tjera të paligjshme, si trafiku i armëve, trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimi i prostitucionit dhe kryerja e krimeve fiskale
Një hetim i fundit i Policisë së Shtetit, i përfunduar më 7 dhjetor me arrestimin e dy shtetasve me origjinë shqiptare, ka treguar gjithashtu se kriminaliteti shqiptar është shumë aktiv edhe në sektorë të avancuar si tregtia online. Në trafikun e drogës, këto grupe etnike bashkëpunojnë ndonjëherë me organizata të tjera kriminale të huaja dhe dallohen për besueshmërinë dhe rolin e tyre tashmë të konsoliduar në nivel ndërkombëtar. Ato janë të afta të menaxhojnë transportin e ngarkesave të mëdha të drogës dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me kartelët e Amerikës Latine për importimin e sasisë së konsiderueshme të kokainës të destinuar për furnizimin e celulave shqiptare që veprojnë në tregjet kryesore italiane.
E ashtuquajtura “rrugë adriatike” është një nyje kyçe për kalimin e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe pjesës tjetër të Europës, e lehtësuar gjithashtu nga lidhjet ajrore me vendet ballkanike që kufizohen me Adriatikun. Këto marrëdhënie lehtësohen edhe nga mungesa e rivalitetit për kontrollin e territorit, pasi shqiptarët merren kryesisht me furnizimin me drogë, ndërsa shpërndarjen e lënë në dorë të grupeve kriminale italiane. Kokaina importohet në territorin italian nëpërmjet detit dhe tokës, përgjatë rrugëve kryesore të shpërndarjes europiane, duke u mbështetur te bashkëpunëtorët e tyre në Europën Veriore, përmes të cilëve kanë arritur të depërtojnë në portet kryesore tregtare (Antwerp, Rotterdam dhe Hamburg)”,shkruhet ndër të tjera në Raportin e DIA-s./CNA
Një aksion i ri kundër trafikimit të drogës i kryer në Gua...
U identifikua dje si autor i kultivimit të bimëve narkotik...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Florenc Çap...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i...
Policia ka goditur një rast trafiku armësh. Mësohet se gja...
Një aksident është rregjistruar pak minuta më parë në aksi...
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Fier në lagjen “ ...
I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dëshmuar sot në GJ...
Erion Alibej ka dhënë dëshminë e tij me detaje tronditëse ...
Kontrolle intensive bazuar në inteligjencën policore, për ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë një reagim zyr...
Policia ka goditur në doganën e Kakavijës një rast të mosd...
Policia ka finalizuar operacionin “Medicina” për goditjen ...
Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur në bu...
Ish-parku i automjeteve në Lushnjë është përfshirë nga fla...
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në perimetrin ...
Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i gjerë i SPAK, ku ...
SPAK ka finalizuar një tjetër operacion ku ka goditur kont...
GJKKO ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fe...
Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër,...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...