web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni për kapjen e personave në kërkim/ Arrestohet 19-vjeçari, pjesë e një organizate kriminale

24 Gusht 2025, 13:50, Kronika CNA

Operacioni për kapjen e personave në kërkim/ Arrestohet

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim./ CNA





Lajmet e fundit nga