web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një shqiptar me perandori droge në Paraguaj”/ Gazetarja Lala: Operacione për grupet e narkotikëve të Çelës dhe Çopjas

6 Shtator 2025, 19:34, Kronika CNA

“Një shqiptar me perandori droge në Paraguaj”/ Gazetarja

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacioni i fundit për goditjen e grupeve të narko-trafikut.

Në një dalje televizive, Lala tregoi se një nga operacionet kishte në shënjestër një shqiptar, Ervis Çela, që kishte ngritur një perandori droge në shtetin e largët të Paraguajit.

Lala ndau detaje edhe nga operacioni ndaj organizatës së Franc Çopjas, pjesë e së cilës ishte edhe Çela.

Lala tha se një tjetër grup janë edhe vëllezërit Hoxhosmani dhe Ermir Ndrejaj, që kanë pasur përplasje mes tyre.

“Operacioni i fundit kishte të bënte me goditjen e grupeve të narko-trafikut. Ervis Çela ishte nën shënjestër, një person i dënuar për vrasje. Ishte larguar në Paraguay shumë vite më parë, ku kishte ngritur perandori të drogës. Ishte kthyer në grosistin më të madh të kokainës atje dhe kishte lidhje me Brazilin, Kolumbinë. Në trafik ishin përfshirë edhe tre vëllezërit e tij. Paratë i kishin investuar në lingota ari e kriptomonedha, si dhe groposur në ullinj. Ervis Çela kthehet nga Paraguay pasi ishte marrë me drogë, kthehet në fshatin e tij në Peqin, ishte martuar, kishte bërë fëmijë dhe nis jetë normale sikur asgjë nuk kishte ndodhur. SPAK i kërkoi Policisë që ta arrestonte dhe prangosja ndodhi në Qeparo. Kishte bërë dhe vrasje në Itali.

Tjetër organizatë ishte ajo e Franc Çopjes, një nga organizatat më të rrezikshme dhe kundërshtari i tyre ishte Erion Alibej. Unë e kam trajtuar shumë mirë organizatën Çopja dhe ky grup kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Çelën. Fadil Balla ishte personazh tjetër.

Ai ishte president i klubit të Erzenit, me profil të ulët në zonë dhe për çështjen e tij ka një polic të pezulluar. Policia e priti që të përfundonte fejesën e vajzës së tij. Ai u largua, edhe pse policia rrethoi rezidencën e tij lukzose. Ky personazh merrte tendera në Bashkinë e Shijakut dhe vende të tjera. Grupi kriminal pastronte paratë, investonte në lingota, në kriptomonedha.

Tjetër grup janë edhe vëllezërit Hoxhosmani dhe Ermir Ndrejaj. Gjatë kësaj kohe, ka pasur akuzë të re edhe për Plarent Dervishajn e bandës së Durrësit dhe për Erion Alibej, për përplasjen me Çopjajn. Ermir Ndrejaj njihej si ‘Cinco’. Ky personazh jetonte një pjesë të mirë të kohës në bregdet, gruaja e tij ishte juriste, kishte profil të ulët dhe rezultonte personazh kryesor në trafikun e drogës dhe kishte pasuri të madhe financiare. Një kushëri i vëllezërve Hoxhosmani ka dashur të vrasë edhe Lulzim Berishën, që ishte kunati i Plarent Dervishajt. Pas 20 vitesh, hetimi tregon se Plarent Dervishaj bashkëpunonte me vëllezërit Hoxhosmani, që shfaqeshin me makina 500-600 mijë euro, bënin jetë luksoze në Monaco. Tjetër grup është edhe një person nga Tepelena, për Renato Muskaj bëhet fjalë, që dyshohet se ka trafikuar drogë me nëndetëse, por duhet parë si do shkojnë hetimet”,-tha Lala./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga