web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet një person i pajetë në Korçë

29 Gusht 2025, 11:47, Kronika CNA

Një person është gjetur i pajetë në banesë në Korçë. Dyshimet janë se ky person ka ndërruar jetë muaj më parë.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima është gjetur i dekompozuar në banesën e tij në lagjen 4.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, por viktima jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.

Pritet të bëhet zbardhja e identitetit të viktimës dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga