web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto – Iu bë atentat me tritol/ Kush është Aleksandër Sadikaj, i riu me precendentë penalë

11 Qershor 2022, 15:58, Kronika CNA
Foto – Iu bë atentat me tritol/ Kush është Aleksandër
Aleksandër Sadikaj

Publikohet fotoja e Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit që humbi jetën pas një atentati me tritol në aksin rrugor Sauk-Teg.

Mësohet se 27-vjeçari ishte pronari i një ferme në Memaliaj dhe banorët e njohin me emrin Sanço. Burime bëjnë me dije se i riu dispononte shumë makina luksoze dhe prona.

Ai ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga shpërthimi i tritolit. Ndërsa mediat raportojnë se Sadikaj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i proceduar për tenativë për vrasje.

Blutë po hetojnë pistën e shpërthimit të tritolit me telekomandë, gjatë kohës që 27-vjeçari po lëvizte me makinë. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e sigurisë së një karburanti që ndodhet shumë pranë rrethrrotullimit dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ B.A. – CNA.al

Foto – Iu bë atentat me tritol/ Kush është Aleksandër





Lajmet e fundit nga