Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

4 nga të arrestuarit e fisit Rraja për dhunën ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Fushë-Krujë, dalin këtë të diel në orën 11:00 për t'u njohur me masat e sigurisë para Gjykatës së Tiranës.
Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ishin të parët që u ndaluan nga policia më datë 7 korrik, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit’, ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.
Në kërkim janë Xhelal Rraja, Rexhep Rraja, përkatësisht vëllai dhe djali i deputetit Rrahman Rraja që akuzohet nga policia si organizator, Flamur Rraja, gjithashtu vëllai i deputetit socialist të dorëhequr, Klajdi Rraja.
Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë, të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta dhe Përparim Rraja, duke e çuar në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim.
Këta persona kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.
Sa i përket kësaj guroreje, orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e aktivitetit të subjektit gurore ‘Delia Group’, me administrator Viktor Delia. Veprimet erdhën pas inspektimeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.
Pas këqyrjes së sipërfaqes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e instancave përgjegjëse. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.
Pamjet e rënda të ngjarjes së ndodhur brenda një lokali në rrugën Fushë-Krujë - Thumanë sollën edhe ngjarje me rëndësi në Tiranë, dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja dhe shkarkimin me firmë të kryeministrit të Bledi Çuçit, nga funksioni i ministrit të Brendshëm, duke i paraqitur presidentit propozimin e Taulant Ballës në këtë funksion.
Rrahman Rraja doli me një komunikatë për mediat, ku bëri me dije dorëheqjen, duke kërkuar ndjesë ndaj viktimave të sulmit të dy vëllezërve dhe djalit të tij, si dhe duke thënë për këtë të fundit që e ka turpëruar teksa i bën apel të dorëzohet.
Ndërkohë shkarkimi i Çuçit erdhi pas një takimi që ky i fundit pati për më shumë se 5 orë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.
Ky i fundit vendosi këtë fundjavë të shkrijë gjithë kupolën drejtuese në Komisariatin e Krujës, dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj është caktuar drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.
Policia e Shtetit iu bëri thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të ngjarjes, që të dorëzoheshin tek autoritetet me paralajmërimin se çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.
Ka humbur jetën në spital çifti i bashkëshortëve që u akside...
Një aksident masiv ka ndodhur në Pogradec pasditen e s...
Në komisariatin e Krujës është kryer një furtunë shkarkime...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me...
Policia ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar mëngjes...
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në dalje ...
Policia në Malësi të Madhe ka arrestuar 3 persona, Gj. D.,...
Mëngjesin e së shtunës forca të shumta policore kanë zbark...
Jashar Maja, njëri nga personat e dhunuar nga anëtarët e f...
Disa pamje +18 kanë qarkulluar orët e fundit në rrjet. Në ...
Gazetari Ferdinand Dervishi e ka krahasuar dhunën e us...
Policia ka shpallur në kërkim një tjetër pjesëtar të f...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pak minuta më ...
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lid...
Policia ka bërë me dije zbulimin dhe asgjësimin e 894 bimë...
Pas arrestimit të V.B në lidhje me atentatin ndaj G.B në K...
Policia ka lokalizuar dhe ka kapur në një banesë në Londër...
I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli...
Policia ka dhënë një informacion shtesë në lidhje me atent...
Policia e Shtetit ka reaguar për lajmet e publikuara nga "...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...