I dënuar me 15 vite burg për tentativë për vrasje/ Arrestohet 57-vjeçari në Korçë
Policia ka arrestuar në Korçë, 57-vjeçarin me iniciale...

Gjykata e Apelit ka lënë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës, Robert Kullën.
Robert Kulla akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Nga ana tjetër, Robert Kulla ka mohur akuzat.
Konflikti mes tyre ka nisur për vilën e të ndjerit Nehat Kulla në zonën e Tufinës në Tiranë.
NJOFTIMI I GJYKATËS SË APELIT:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi kallëzimin e shtetases me iniciale L. K, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale Robert Kulla, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale Robert Kulla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024, ka vendosur:
– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit R. K.
– Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. K atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.
– Urdhërohet policia gjyqësore që ta çojë menjëherë në një institur paraburgimi personin nën hetim R. K.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R. K, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:- Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij…
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. K nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor./ CNA
Policia ka arrestuar në Korçë, 57-vjeçarin me iniciale...
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kës...
Gjykata e Apelit ka dënuar me 5 vite burg ish-punonjësen e...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokas...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurid...
Një media britanike ka ngritur alarmin për veprimtarin...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në...
Policia ka bllokuar një jaht që përdorej për qëllime turiz...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin e Vlorës, ...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në rrugën rural...
Prokuroria Fier ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1...
Policia ka goditur një rast mashtrimi në sajë të opera...
Konsumi i drogave ilegale në Evropë po kthehet në një ...
Një person ka qëlluar me gurë në drejtim të Kryeminist...
Forcat “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe kanë vënë në pr...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të ma...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me shpërth...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Mys...
Në vendin e quajtur " Qafa e Pejës ", 4 turistë gjerma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. shtetasi P. C...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...