web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

45-vjeçari i dehur qëllon me gurë Kryeministrinë/ Shoqërohet nga policia

12 Qershor 2024, 07:38, Kronika CNA
45-vjeçari i dehur qëllon me gurë Kryeministrinë/
Kryeministria, foto e marrë nga faqja zyrtare e këtij institucioni

Një person ka qëlluar me gurë në drejtim të Kryeministrisë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:40.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin me iniciale U. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky person ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka qëlluar me gurë.

Ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ CNA





Lajmet e fundit nga