web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

613 kilogramë kokainë në banane/ Lala: Operacioni u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë

7 Mars 2023, 22:59, Kronika CNA
613 kilogramë kokainë në banane/ Lala: Operacioni u ndërpre
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për hetimet e DEA-s amerikane në Shqipëri dhe për çështjen e Arbër Çekajt me 613 kilogramët e kokainës në banana.

Në një intervistë me Adi Krastën, Lala përmendi ndërprerjen e operacionit nga prokuroria. Sipas saj, operacioni u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut.

“Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta", deklaroi gazetarja.

Kujtojmë se Çekaj është i dënuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës që u sekuestruan në magazinat e Arbri Garden.

Në 2020-ën, GJKKO e dënoi me 21 vite burg, por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar./ CNA.al  





Lajmet e fundit nga