Po transportonte 25 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 28-vjeçari
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të sigurua...

Tre të vrarë në 2 muaj. Ky është rezultati i hakmarrjes mes familjeve Gosa dhe Rexha në Kavajë.
Një konflikt banal për prejardhjen krahinore i nisur në verën e vitit 2022 nuk u mbyll aty për aty, por vazhdoi për muaj me radhë.
Pasditen e së dielës, 22 maj 2023, Arian Gosa kishte dalë me babain e tij 78-vjeçar Osman Gosa.
Babë e bir u ulën në këtë lokal në lagjen e tyre Nr.1 për të konsumuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Disa minuta më vonë, pranë lokalit të tyre afrohet një person.
I armatosur me pistoletë, qëllon me dorën e majtë me një plumb në kokë Arian Gosën 48 vjeç.
Disa sekonda pas krimit, kjo është pamja e babait të Arian Gosës që qëndron pranë trupit të pajetë të të birit.
NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
3 orë pas këtij njoftimi, në orën 21:51 minuta, Policia e Kavajës bëri të ditur publikisht se kishte identifikuar autorin e vrasjes së Arian Gosës. Ai është Habib Rexha 31 vjeç, vëllai i Altin (Sali) Rexhës, i cili u vra në 29 mars 2023 nga Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës. Edhe vetë Edmond Gosa mbeti i vrarë gjatë dyluftimit me Altin Rexhën.
Habib Rexha është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë duke vrapuar me pistoletë në dorë pasi vrau Arian Gosën.
Pas arratisjes në këmbë, besohet që 31-vjeçari të jetë larguar më pas me një automjet.
Për hetuesit ngjarja konsiderohet qartazi hakmarrje.
2 muaj më parë, më 29 mars vëllezërit e Habib Rexhës dhe Arian Gosës, ishin përfshirë në një përballje mes tyre të cilët mbetën të dy të vrarë në qendër të Kavajës.
Edmond Gosa goditi disa herë me thikë në trup Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me pistoletë. Të dy mbetën të vdekur.
Në këto pamje të 29 marsit të publikuara edhe më herët nga emisioni "Uniko", shihet se si nisi konflikti që përfundoi në vrasjen.
Armand Gosa i pret rrugën Altin Rexhës dhe nis ta fyejë. Altin Rexha mban djalin për dore së bashku me qesen me produket që ka blerë në market. Armand Gosa kthehet dhe niset drejt Rexhës. Ky i fundit nxjerr nga brezi pistoletën dhe e mbush. 40-vjecari Gosa i afrohet dhe fillon ta kërcënojë.
Sipas dëshmitarëve, Rexha i kërkon shpjegime përse i del përpara me fëmijën dhe i ka kërkuar që ta çojë djalin në shtëpi dhe më pas të rikthehet për t’u sqaruar. Armand Gosa i afrohet kërcënueshëm. Një qytetar i zonës afrohet për t’i ndarë, por Gosa nuk tërhiqet.
Një kalimtar tjetër afrohet për të ndarë palët. Të dy distancohen disi. Megjithatë, Armand Gosa nuk ndalon dhe afrohet sërish drejt Altin Rexhës që po largohej së bashku me djalin e mitur. Nga ky moment, palët humbasin nga fushëpamja e kësaj kamere sigurie. Pak sekonda më vonë, Armand Gosa godet me 6 thika në shpinë Altin Rexhën. Thika ka kapur dhe djalin e mitur të Rexhës duke e dëmtuar në krah.
Sipas dëshmirarëve, Altin Rexha lëshoi djalin dhe u kundërpërgjigj duke e qëlluar me 4 plumba pistolete Armand Gosën. Edhe pse i plagosur atë moment, Armand Gosa iu afrua dhe e goditi edhe 4 herë të tjera me thikë në kraharor Altin Rexhën. Të dy humbën jetën nga gjakderdhja.
Sherri mes palëve kishte nisur në verën e vitit 2022 në një lokal në Kavajë. Armand Gosa kishte ofenduar Altin Rexhën me origjinë duke i thënë se “malokët nuk kanë punë në Kavajë”. Prej atij momenti, Rexha kishte marrë një armë pa leje dhe e mbante për vetëmbrojtje. /tvklan.al
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të sigurua...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22...
5 persona u arrestuan dy ditë më parë te Kodra e Diell...
Policia në Manzë ka arrestuar shtetasin M.M., 36 vjeç. Ky...
Shtetasi R.M, 47 vjeç, është vënë në pranga nga Policia e...
Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë t...
Është identifikuar vrasësi i shtetasit A.G. i cili ndërroi...
CNA ka siguruar video nga vendngjarja e krimit të ndodhur ...
Vrasja e ndodhur këtë të diel në një lokal në Kavajë ka tr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë në n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kavajë këtë...
Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë të diel në Kavajë. S...
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë - Prrenja...
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Qafë Thanë. Mësoh...
Një aksident ka ndodhur këtë të diel pranë qytetit të Lush...
Policia Kufitare DVKM Vlorë nëpërmjet një njoftimi zyr...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Ma...
Një makinë është shkrumbuar në Rrugën e Arbrit. Ngjarja k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën "Besa"...
Gazetari, Ferdinant Dervishi, ka zbërthyer skemën e rrëmbi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...