Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit t...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë përfshirë “të gjitha institucionet shtetërore”.
“Nisur nga shkollat fillore e të mesme, tek universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të dalin këto të dhëna të tmerrshme do të shihni se kush po ‘pomponte’ dhe kush po bënte marrëveshje me kë”, ka thënë Vuçiç më 2 qershor, sipas agjencisë së lajmeve BETA.
Ai ka thënë se për organizim të këtyre aktiviteteve “janë dashur fonde nga jashtë, këshilla politike dhe mësime për t’u mësuar”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se prej ku kanë ardhur ato që ai i ka përshkruar si “fonde prej jashtë”.
Vuçiç i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me përfaqësues të studentëve që kundërshtojnë bllokadat nëpër fakultete, të mbajtur në ndërtesën e Presidencës në Beograd.
Duke i komentuar aktivitetet e studentëve gjatë bllokadës, ai ka thënë se ata kanë bërë “gabime çuditërisht të mëdha” dhe që kanë mësuar që “të mos i japin kundërshtarit politik më shumë kohë, sidomos kur është më i shkathët”.
Studentët janë duke bllokuar punën e fakulteteve publike për më shumë se gjashtë muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Ata kanë organizuar protesta për muaj të tërë dhe janë mbështetur nga qindra mijëra protestues, përfshirë punëtorë të organizuar nëpër sindikata, sikurse bujqit, avokatët, aktorët.
Vuçiç ka thënë se shteti do të mundësojë mbajtjen e provimeve për të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen nëpër universitete.
“Do të pranoheni nëpër universitete. Fatkeqësisht ne tashmë kemi lejuar shumë gjëra. Njerëzit janë duke na kritikuar me të drejtë, por ne do të tregojmë njëherë e përgjithmonë se shteti është shtet”.
Sipas presidentit serb, shteti ndan 54.8 miliardë dinarë (rreth 500 milionë euro) në vit për edukim të lartë, “dhe atë vetëm që dikush t’i bllokojë fakultetet”.
Ai ka thënë se për këtë arsye do të ofrohet “mbështetje më e madhe për fakultetet private".
Millosh Pavlloviq, përfaqësues i studentëve që kundërshtojnë bllokadat, ka thënë se ata janë duke kërkuar vetëm që shteti t’ua mundësojë qasjen në mësime.
Në fillim të majit, studentët që organizojnë bllokadën, kanë shtuar në listën e kërkesave edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konsiderojnë që për shkak të “korrupsionit të rrënjosur”, institucionet nuk po arrijnë të punojnë siç duhet.
Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë e kanë refuzuar këtë kërkesë.
Ata kanë përsëritur disa herë që të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar, derisa akademikët vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe vazhdojnë me bllokada./ REL
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit t...
Tetë persona janë plagosur të dielën në Shtetet e Bashkuar...
Prej rreth tri javësh Gjermania ka ashpërsuar kontrollet k...
Me të gjitha votat e numëruara, historiani i krahut të dja...
Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Gjermani, në një zonë...
Mijëra njerëz u zotuan të dielën të vazhdojnë të luftojnë ...
Mijëra njerëz dolën në rrugë në Bullgari këtë fundjavë, du...
Operacioni "Rrjeta e Merimangës", në të cilin Shërbimi i S...
Ukraina do të dërgojë një delegacion në Stamboll për një r...
Një turist uellsian në Korfuz u plagos rëndë pasi ra nga n...
Në një moment vendimtar për diplomacinë transatlantike, ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtoi sot një nga ng...
Shtëpia e Bardhë ka tërhequr emrin e Jared Isaacman si kan...
Ukraina pretendon se ka goditur më shumë se 40 avionë luft...
Finalja e Ligës së Kampionëve nuk ishte vetëm një mbrëmje ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk ka ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot me ceremoni ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për...
Parisi është “pushtuar” që prej mbrëmjes së djeshme nga t...
Spitali Marien në lagjen Hohenfeide në Hamburg është përfs...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...