Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, debate me qytetarët
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...

Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe këtë të hënë ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 2 qershor, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën e 4 qershorit.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.
Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re./ Rel
Tetë persona janë plagosur të dielën në Shtetet e Bashkuar...
Prej rreth tri javësh Gjermania ka ashpërsuar kontrollet k...
Me të gjitha votat e numëruara, historiani i krahut të dja...
Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Gjermani, në një zonë...
Mijëra njerëz u zotuan të dielën të vazhdojnë të luftojnë ...
Mijëra njerëz dolën në rrugë në Bullgari këtë fundjavë, du...
Operacioni "Rrjeta e Merimangës", në të cilin Shërbimi i S...
Ukraina do të dërgojë një delegacion në Stamboll për një r...
Një turist uellsian në Korfuz u plagos rëndë pasi ra nga n...
Në një moment vendimtar për diplomacinë transatlantike, ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtoi sot një nga ng...
Shtëpia e Bardhë ka tërhequr emrin e Jared Isaacman si kan...
Ukraina pretendon se ka goditur më shumë se 40 avionë luft...
Finalja e Ligës së Kampionëve nuk ishte vetëm një mbrëmje ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk ka ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot me ceremoni ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për...
Parisi është “pushtuar” që prej mbrëmjes së djeshme nga t...
Spitali Marien në lagjen Hohenfeide në Hamburg është përfs...
Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo ske...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...