Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, debate me qytetarët
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...

Tetë persona janë plagosur të dielën në Shtetet e Bashkuara, kur një burrë 45-vjeçar bërtiti “Liri për Palestinën” dhe hodhi pajisje ndezëse ndaj një turme në Bolder të Kolorados, ku po mbahej një demonstratë në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë, thanë autoritetet amerikane.
Katër gra dhe katër burra, të moshave ndërmjet 52 dhe 88-vjeçare, janë dërguar në spitale, ka bërë të ditur policia në Bolder. Autoritetet më herët kishin thënë se gjashtë persona ishin plagosur, prej të cilëve njëri ndodhej në gjendje kritike.
“Si rezultat i këtyre fakteve preliminare, është e qartë se ky është akt i shënjuar dhune, dhe FBI po e heton këtë si akt terrorizmi”, tha agjenti special i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Mark Michalek, i cili udhëheq operacionet në Denver.
Michalek e identifikoi të dyshuarin si Mohamed Soliman, i cili është shtruar në spital menjëherë pas sulmit, raporton "Reuters". Drejtori i FBI-së, Kash Patel, po ashtu e ka përshkruar incidentin si “sulm të shënjuar terrori”, ndërsa kryeprokurori i Kolorados, Phil Weiser, tha se duket se bëhet fjalë për “krim të urrejtjes, duke marrë parasysh grupin që ishte në shënjestër”.
Shefi i policisë në Bolder, Stephen Redfearn, tha se nuk beson se ka pasur të përfshirë të tjerë.
“Jemi mjaft të sigurt se kemi të dyshuarin e vetëm në arrest”, u shpreh ai.
Sulmi ndodhi në Pearl Street Mall, një qendër e popullarizuar tregtare pranë Universitetit të Kolorados, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Run For Their Lives, një organizatë e përkushtuar për të tërhequr vëmendje për pengjet e rrëmbyera pas sulmit të 2023-tës ndaj Izraelit nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian.
Nëpërmjet një deklarate, grupi tha se që atëherë janë zhvilluar marshe për pengjet çdo javë, “pa ndonjë incident të dhunshëm deri më sot”.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha nëpërmjet një komunikate se viktimat u sulmuan “thjesht sepse ishin hebrenj”, dhe se besonte se autoritetet amerikane do ta vinin para përgjegjësisë “keqbërësin gjakftohtë”.
“Sulmet antisemite nëpër botë janë rezultat i drejtpërdrejtë i shpifjeve kundër shtetit dhe popullit hebraik, dhe kjo duhet të ndalet”, u shpreh ai. Incidenti ndodhi në mes të tensioneve të rritura në SHBA për shkak të luftës së Izraelit në Gazë, e cila ka nxitur shtim të krimeve urrejtëse antisemtike dhe hapa nga mbështetësit konservatorë të Izraelit, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, për t’i cilësuar protestat propalestineze si antisemite.
Administrata e Trump-it ka arrestuar protestues kundër luftës pa akuza, dhe ka ndërprerë financimin e universiteteve elitare amerikane të cilat kanë lejuar demonstrata të tilla.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "X", zëvendësshefi i stafit të Trump-it, Stephen Miller, tha se i dyshuari, Soliman, ka qëndruar në SHBA përtej afatit të vizës së tij, dhe ishte lejuar të punonte nga administrata e mëparshme. Ai tha se kjo është dëshmi e mëtejme e nevojës për “rishikim të plotë” të asaj që ai e përshkroi si “emigrim vetëvrasës”.
Departamenti për Siguri të Brendshme i SHBA-së ka thënë se do të prezantojë më shumë informata për të dyshuarin sapo ato të jenë në dispozicion.
Prej rreth tri javësh Gjermania ka ashpërsuar kontrollet k...
Me të gjitha votat e numëruara, historiani i krahut të dja...
Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Gjermani, në një zonë...
Mijëra njerëz u zotuan të dielën të vazhdojnë të luftojnë ...
Mijëra njerëz dolën në rrugë në Bullgari këtë fundjavë, du...
Operacioni "Rrjeta e Merimangës", në të cilin Shërbimi i S...
Ukraina do të dërgojë një delegacion në Stamboll për një r...
Një turist uellsian në Korfuz u plagos rëndë pasi ra nga n...
Në një moment vendimtar për diplomacinë transatlantike, ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtoi sot një nga ng...
Shtëpia e Bardhë ka tërhequr emrin e Jared Isaacman si kan...
Ukraina pretendon se ka goditur më shumë se 40 avionë luft...
Finalja e Ligës së Kampionëve nuk ishte vetëm një mbrëmje ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk ka ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot me ceremoni ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për...
Parisi është “pushtuar” që prej mbrëmjes së djeshme nga t...
Spitali Marien në lagjen Hohenfeide në Hamburg është përfs...
Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo ske...
Dy ura janë shembur gjatë natës në dy rajone ruse në kufi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...