Rasti në Leposaviq/ Osmani: Bota demokratike duhet të ndalojë sulmet e Serbisë, rrezikojnë paqen e rajonit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklara...

Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë.
Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit.
“Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it - nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi të kalojë kjo eufori, ata do të përballen me presione të drejtpërdrejta, sepse gjithçka duhet të zgjidhet prej tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë gazetari dhe analisti politik, Nazim Rashidi.
Ai thekson se partitë nuk duhet ta shohin këtë vetëm si “rezultat të mirë për to”, por duhet të mendojnë edhe për përgjegjësitë shtesë.
“Tani, gjithçka do të varet nga veprimet e tyre”, thotë Rashidi.
Nga 65 vendet e kryetarëve të komunave të fituara nga këto dy parti, 55 i takojnë VMRO-DPMNE-së, ndërsa 10 VLEN-it.
Dominimi është parë tashmë, por a është nxjerrë mësimi?
Edhe pse zgjedhjet lokale e rritën dominimin e një partie në politikën maqedonase, ky nuk është ndonjë ndryshim i paparë më herët, thotë analisti dhe drejtori i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhalovski.
VMRO-DPMNE, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme kur kishte 42 kryetarë komunash, tani ka edhe 13 më shumë.
Kërzhalovski kujton se edhe para dy cikleve zgjedhore, vendi kishte një përvojë të ngjashme.
Në vitin 2017, partia atëherë në pushtet, LSDM, fitoi 57 kryetarë komunash, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm pesë.
“Gjërat ndryshojnë, veçanërisht te ne shumë më shpejt sesa mendojnë të gjithë. Prandaj, besoj se ky mësim është nxjerrë dhe tani do të veprohet më me kujdes”, thotë Kërzhalovski për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas shpalljes së fitores së thellë në rundin e dytë, paralajmëroi për kujdes.
“Çdo zgjedhje është një mesazh, dhe këto zgjedhje janë mesazh edhe për ne: të mos e teprojmë me fitoren, por të veprojmë me përgjegjësinë që na dhanë qytetarët dhe ta justifikojmë atë. Të ndryshojmë dhe të përmirësohemi”, tha Mickoski natën e 2 nëntorit.
Si të “kthehen” LSDM-ja dhe BDI-ja?
Ndërsa partitë në pushtet tani e kanë fuqinë dhe përgjegjësinë në të gjitha nivelet, opozita - Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim - duhet ta kthejë vëmendjen te vetja për t’u rikthyer si aktorë politikë pas humbjes në zgjedhjet lokale.
“Sigurisht, edhe ata vetë duhet të bëjnë diçka për t’u rikthyer në një situatë konkurruese... Ndoshta një rishqyrtim i të gjithave që ndodhën në periudhën e kaluar - nga Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe propozimi francez - për të parë se sa ndikuan në këtë rezultat të zgjedhjeve lokale, por edhe në ato parlamentare, vitin e kaluar”, thotë Kërzhalovski, duke aluduar te LSDM-ja.
Por, edhe BDI-ja, sipas tij, është parti socialdemokrate sipas ideologjisë së saj, ndaj të dyja partitë duhet të rishikojnë nëse dhe si duan të rikthehen te socialdemokracia.
“Sigurisht, duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta reflektojnë atë në strukturat e tyre partiake, të kenë hapje dhe demokraci të brendshme”, sipas Kërzhalovskit.
Rashidi, nga ana tjetër, vë në dukje se të dyja partitë janë në pozita të ndryshme, por rezultatet janë një sinjal alarmi për secilën - jo vetëm për vendimet kadrovike, por edhe për politikat që ndjekin, duke marrë parasysh ndryshimet e gjeneratave në skenë.
Socialdemokratët, siç thotë ai, ndoshta janë në një konsolidim të caktuar, pasi vetë theksojnë se kanë drejtues relativisht të rinj. Por, pavarësisht nga kjo, ata duhet të përballen me rezultatet dhe të shohin se ku kanë gabuar.
“Për BDI-në, ky duhet të jetë një moment i vërtetë për një analizë serioze”, thotë Rashidi.
Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Venko Filipçe dhe Ali Ahmeti, paralajmëruan ndryshime kadrovike.
Filipçe, edhe pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi vetëm në gjashtë komuna, ishte i qartë se nuk do të japë dorëheqje, por theksoi se rezultatet janë një mesazh për drejtimin në të cilin do të lëvizë partia.
Në mesin e socialdemokratëve, dorëheqje ka dhënë tashmë një nga nënkryetarët, Ana Çupecska, ndërsa më parë u tërhoq edhe Gjorgji Galetanovski nga pozita e kreut të organizatës së qytetit të Shkupit, ku partia nuk arriti të hynte as në rundin e dytë në garën për kryetar të kryeqytetit.
Në BDI, aktualisht, nuk ka dorëheqje.
Ahmeti, në fjalimin e tij, theksoi se rezultatet janë një thirrje për forcimin e partisë.
BDI, që në këto zgjedhje udhëhoqi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, fitoi vetëm katër kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale më 19 tetor dhe rundi i dytë më 2 nëntor ishin të tetat pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, më 1991.
Ato u mbajtën më pak se dy vjet pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat VMRO-DPMNE-ja, pas shtatë vjetësh në opozitë, u rikthye në pushtet qendror, duke bërë koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in dhe duke çuar në opozitë LSDM-në, por edhe BDI-në, që ishte në pushtet rreth dy dekada. /REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklara...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plane për të krye...
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka...
Ukraina ka marrë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore Patr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uells ku një foshnjë 9-m...
Raportuesi në Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta kish...
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor kanë vrarë dy per...
Ministri i Mbrojtjes në Belgjikë, Theo Francken ka njoftua...
Hapësira ajrore amerikane mund të mbyllet nëse konsiderohe...
Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacio...
Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter ka goditur p...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i tha Radios Evropa e...
Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pr...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...
Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...