Hapja e negociatave dhe ecuria e Shqipërisë drejt BE-së/ 5 zhvillime kryesore
Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-...

Zyra e motit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Britania ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, kur arriti në 40 gradë celsius. Temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Britani ishte rreth 39 gradë celcius, një rekord i vendosur në vitin 2019. Britania është përfshirë nga një valë të nxehti që ka përshkuar Europën kontinentale gjatë javës së kaluar. Kryeministri i dorëhequr britanik, Boris Johnson, e përdori takimin e fundit kur ai drejton kabinetin qeveritar për të folur për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Udhëtimi, kujdesi shëndetësor dhe shkollat po përballen me ndërprerje në Britaninë e Madhe duke konfirmuar se vendi është i papërgatitur të përballet me temperatura të larta.
Disa pjesë të Anglisë janë të shënjuara me alarm "të kuq", një paralajmërim për nxehtësinë ekstreme që paraqet rrezik për sëmundje të rënda dhe madje si shkaktar i vdekjes edhe te njerëzit e shëndetshëm.
Jo pak londinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra për t’u freskuar, disa madje duke iu kthyer vendeve të punës.
“Unë do të shkoj në zyrë sepse është më këndshëm dhe freskët. Po marr biçikletën në vend që të marr metron dhe po e shijoj kohën. Bëra një not në mëngjes në liqenin Serpentine, që me të vërtetë më freskoi. Vrapova dhe më pas u freskova në liqen, që është një gjë e këndshme”, thotë banori i Londrës, Tom Elliot.
Radha e njerëzve që presin për t’u futur te parku “Hyde” ku gjendet edhe liqeni, Serpentine është mjaft i gjatë.

“Po pres prej një ore, jam në dëshpërim të plotë për t’u futur. Njerëzit janë të mbytur në djersë, ndërsa rreshti ku njerëzit po presin është mjaft i gjatë, dhe po, është vapë e madhe”, thotë banorja e Londrës, Robyn Munro.
“Jam e shqetësuar për persona të moshuar dhe njerëzit që nuk e durojnë vapën, por shpresoj që do zgjasë vetëm pak ditë dhe nganjëherë mendoj që e teprojmë me reagime”, thotë banorja tjetër e Londrës, Yo Haniewicz.
Të martën u arrit shifra rekord për kohën në Britani, pasi temperatura arriti në 40 gradë Celsius.
Njerëzit u paralajmëruan të udhëtonin vetëm nëse ishte e nevojshme dhe rrugët ishin shumë më të qeta se zakonisht.
Parku Hyde, zakonisht me shumë këmbësorë, ishte jashtëzakonisht i qetë dhe të vetmit njerëz atje ishin duke pritur në radhë për të notuar te liqeni.
Temperaturat e larta ishin temë kryesore edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri tanimë i dorëhequr, Boris Johnson. Ai e shfrytëzoi fjalimin e tij për të përmendur rëndësinë e arritjes së nivelit zero në emetimin e karbonit që shihet si një nga shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.
“Me temperaturat që vendosin rekorde në këtë vend, kush mund të dyshojë se ne kishim të drejtë që ishim ekonomia e parë e zhvilluar që vendosëm të përkrahim uljen e emetimit të karbonit në nivelin zero? E di që ndonjëherë nuk është e modës ta thuash këtë, por kur ta mbrojmë planetin tonë dhe nëse do të bëjmë gjënë e duhur për të trajtuar ngrohjen globale, është thelbësore që ne të punojmë drejt këtij synimi”, tha zoti Johnson.
Kryeministri Johnson dha dorëheqjen në fillim të muajit korrik pasi humbi përkrahjen e shumë ligjëvënësve të partisë së tij konservatore.
Gara për zëvendësimin e tij po zhvillohet në mes të katër kandidatëve, përfshirë Sekretaren e Jashtme të kabinetit të tij, Liz Truss dhe ish-ministrit të financave, Rishi Sunak./ VOA
Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-...
Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Mot...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka qua...
Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompa...
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekor...
Në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën përzgjedhja e j...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord ...
Kompania suedeze e veshjeve "H&M" ka marrë vendim për ...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian po takohen s...
Kompania ruse "Gazprom" ka përdorur klauzolën e “forcë...
Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetimet pas denoncim...
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për pro...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka shkarkuar ...
Në Kosovë, ditët e para të muajit korrik shënuan rritj...
Bashkimi Europian nuk mund të përballojë më që vendet ...
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, A...
Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e te...
Rusia ka humbur afër 50.000 ushtarë, të cilët i janë v...
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, p...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...