Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohen shërbimi SelfCare dhe aplikimet
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksio...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksio...

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.
Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi zyrtarët thanë se është shënuar përparim drejt përfundimit të luftës gjatë bisedimeve të mbajtura në Londër mes përfaqësuesve të SHBA-së, Europës dhe Ukrainës.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 63 njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.
"Rusia ka kryer sulm të kombinuar masiv në Kiev" tha Shërbimi i Emergjencave në "Telegram".
Ndërtesa banimi kanë pësuar dëme, ndërsa "kërkimet për njerëz nën rrënoja janë duke vazhduar", thuhet në njoftim.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se edhe qyteti i tij në verilindje të Ukrainës u sulmua nga Rusia, duke thënë në "Telegram" se shtatë raketa goditën qytetin.
Këto sulme filluan vetëm disa orë pasi përfunduan bisedimet në Londër dhe pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi se mendon se ka arritur marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës.
"Mendoj se Rusia është gati. Shumë njerëz kanë thënë se Rusia donte të merrte gjithçka. Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Tani duhet të arrijmë marrëveshje edhe me Zelensky-n", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump gjithashtu tha se e kishte më të vështirë seç kishte pritur të bashkëpunonte me Zelensky-n.
"Mendoja se do të ishte më e lehtë të merresha me Zelensky-n. Deri tani, ka qenë më e vështirë... Por, mendoj se kemi marrëveshje me të dy", tha ai.
I pyetur për raportimet në lidhje me një propozim amerikan që Krimea të njihet si territor i Rusisë, Trump tha se ai "nuk ka të preferuar" mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron vetëm që lufta të përfundojë.
Më herët, zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje dhe se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga bisedimet për paqe, nëse nuk do të ketë përparim të shpejtë.
Zelensky, i cili e ka hedhur poshtë propozimin për Krimenë, tha se emocionet kanë qenë "të larta" në Londër, por shtoi se takimi mes përfaqësuesve nga pesë vendeve ishte gjë pozitive.
"Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe vendet e tjera evropiane paraqitën qëndrimet e tyre. Shpresojmë që pikërisht kjo punë e përbashkët do të çojë në paqe të qëndrueshme", shkroi Zelensky në X.
Trump paralajmëroi më herët Ukrainën në rrjetet sociale se ajo duhet të bëjë marrëveshje për ta përfunduar luftën, duke e kritikuar ashpër Zelenskyn për deklaratën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë është e papranueshme për Kievin.
Bisedimet në Londër tashmë po përballeshin me pengesa serioze pasi diplomatët kryesorë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, u tërhoqën, duke e ulur rëndësinë e takimit.
Një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer tha se bisedimet përfshinin "takime teknike thelbësore me zyrtarë evropianë, amerikanë dhe ukrainas, mbi mënyrën se si të ndalet lufta" e nisur nga Rusia në vitin 2022.
"Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, dhe këto bisedime sot janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi", tha zëdhënësi.
Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën, i vlerësoi bisedimet si pozitive./ REL
E priste për të kremtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikes...
Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi,...
Turqia u godit nga një tërmet i magnitudës 6.2, i ndodhur ...
Zgjedhja e kryeparlamentarit nga Kuvendi i Kosovës ka dësh...
Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për ...
Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në nj...
Ditën e sotme trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Ba...
Të paktën 24 persona mbetën të vrarë pasditen e së martës ...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një intervistë...
Funerali i Papa Françeskut do të mbahet më 26 prill në orë...
Papa Françesku u shua mëngjesin e së hënës. Reagimet dhe n...
Zbardhet testamenti Papa Françeskut. Në testamentin e tij ...
Papa Françesku u shua të hënën e Pashkëve, në moshën 88-vj...
Shuarja e Papa Françeskut, mëngjesin e sotëm në orët e par...
Ka dështuar për herë të katërt konstituimi i Kuvendit të K...
Papa Françesku u shua të hënën në mëngjes, njoftoi Vatikan...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar pas...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, është shprehur për ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur ngus...
Papa Françesku u shua sot në moshën 88-vjeçare. Për të kri...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë një...
Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke lë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e ...
Australia në dhjetor u bë vendi i parë në botë që ndaloi m...
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në ...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...