Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Policia e moralit e Qeverisë talebane në Afganistan, e njohur për qasje të rreptë, i ka arrestuar katër të rinj për shkak se ishin veshur si personazhet e serisë britanike, Peaky Blinders.
Ata u ndaluan këtë javë në qytetin perëndimor afgan, Herat.
Talebanët i akuzuan ata për “promovim të kulturës së huaj” pasi fotografitë e tyre, të veshur me rroba të ngjashme me ato të familjes Shelby në dramën e njohur historike kriminale, u përhapën gjithandej në internet.
Asghar Husaini, Jalil Yaqoobi, Ashore Akbari dhe Daud Rasa janë anëtarë të një grupi që e quajnë veten “Thomas Shelby Group” dhe njihen nga banorët vendas si “Jabrael Shelbys”, sipas lagjes së Heratit ku ata jetojnë.
Gjatë muajit të fundit, të rinjtë – të gjithë të moshës rreth të 20-ave – janë parë nëpër rrugët e Heratit me kapele të sheshta, kostume, dorashka dhe pallto të gjata. Veshjet përngjanin me stilin e epokës së paraqitur në dramën Peaky Blinders, që portretizon periudhën pas Luftës së Parë Botërore.
Arrestimet janë pjesë e një fushate më të gjerë të talebanëve për t’i zhdukur ato që shihen si modernitet dhe ndikime perëndimore në Afganistan.
Ligji i talebanëve Për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, i miratuar zyrtarisht në vitin 2024, ua ndalon në mënyrë specifike burrave afganë të veshin rroba perëndimore në publik.
“Ata donin të protestonin dhe të tregonin se janë kundër këtij sistemi detyrimi dhe mbizotërimi”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL) regjisorja afgane Sahraa Karimi, duke komentuar motivin e të rinjve për të veshur ato rroba.
“Veshje të tilla janë krejtësisht normale në mbarë botën, dhe këta të rinj jetojnë në këtë botë, kanë qasje në rrjetet sociale, shikojnë filma dhe seri televizive”, shtoi ajo.
Përpjekja e talebanëve për të zhdukur modernitetin
Qëkurse u kthyen në pushtet, talebanët kanë vendosur kufizime drastike lidhur me mënyrën se si burrat dhe gratë afgane mund të duken dhe të sillen në publik.
Gratë janë të detyruara të mbajnë nikab, një mbulesë islamike nga koka deri te këmbët, dhe duhet të shoqërohen nga një kujdestar mashkull. Burrat nxiten të rrisin mjekra dhe të veshin rroba tradicionale afgane.
Shumica e zyrtarëve talebanë mbajnë çallma dhe veshje të gjera.
Zëdhënësi i Ministrisë së Talibanëve për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, Saiful Islam Khyber, tha se sjellja e grupit “Thomas Shelby” bie ndesh me “vlerat islame dhe kulturën afgane”.
Ai publikoi gjithashtu një video të njërit prej të rinjve duke kërkuar falje për sjelljen e tyre.
Para arrestimit të tyre, Husaini, udhëheqësi i grupit, tha se ishin motivuar nga “interesi i veçantë për stilin klasik të veshjes” së Peaky Blinders.
Ai tha për Herat Mic, një kanal lokal në YouTube, se planifikonin të prezantonin më vonë stile tradicionale të veshjeve nga komunitete të ndryshme afgane.
Rasa, një tjetër anëtar i grupit, tha se ishin përballur me kritika online.
“Pati shumë zhurmë në hapësirën virtuale”, tha ai, duke shtuar se edhe disa të afërm i akuzuan për promovim të kulturës perëndimore.
“Por, kjo nuk është vetëm kulturë perëndimore. Në vitet ‘50 dhe ’60, ne patëm një stil të ngjashëm edhe këtu në Afganistan”, tha ai.
Në Afganistan, veshja perëndimore u bë simbol i modernitetit dhe liberalizmit pasi mbreti reformator afgan, Amanullah Khan, adoptoi kostume për burrat dhe funde për gratë si veshje formale në vitet 1920.
Në dekadat pasuese, shumë afganë të arsimuar përqafuan veshjen perëndimore, ndërsa zyrat shtetërore dhe ngjarjet zyrtare kërkonin veshje formale perëndimore.
Megjithatë, grupet islamiste afgane e kanë kundërshtuar veshjen dhe sjelljet perëndimore.
Talebanët i kanë ndaluar zyrtarisht veshjet e tilla dhe i shënjestrojnë vazhdimisht afganët që i mbajnë ato.
Ata kanë ndërmarrë gjithashtu një fushatë të gjerë kundër shkeljeve të kodit të veshjes, duke gjobitur dhe burgosur shkelësit.
I krijuar nga skenaristi dhe regjisori britanik Steven Knight, drama Peaky Blinders paraqet aventurat e familjes Shelby, një trillim artistik, në Birmingëm pas Luftës së Parë Botërore.
Seriali ka fituar një bazë të madhe adhuruesin në gjithë botë që nga debutimi i tij në vitin 2013, ka transmetuar gjashtë sezone dhe ka tërhequr qindra milionë shikues në mbarë botën. /REL
Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova g...
Sfiduesi kryesor i kryeministrit hungarez Viktor Orben, Pe...
Të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 18 të tjerë u plagosë...
Një nga dhjetëra pikat në Athinë, ku policia helene kryen ...
Të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën ...
Autoritetet iraniane kanë ndaluar 18 anëtarët e ekuipazhit...
Një lumë ka përmbytur shtetin e Uashingtonit në SHBA, duke...
Këshilli i Ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit i BE-së k...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ketë hakmarr...
Qeveria kamboxhiane njoftoi sot se forcat e armatosura taj...
Dy ushtarë amerikanë dhe një civil amerikan janë vrarë dhe...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ushtria izraelite vrau komandantin e lartë të Hamasit, Rae...
Fermerët dhe blegtorët e fushës së Thesalisë protestuan në...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko liroi këtë të s...
Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet ...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalës së tij në prot...
Në fjalën e tij në protestën në mbështetje të ish-krerëve ...
Me mijëra shqiptarë në Shkup janë mbledhur në shesh për të...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...