“Irani po poshtëron SHBA-në”/ Merz me kritika, thellohen përçarjet me aleatët
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kritikuar ashpër qas...

Ndërsa bisedimet kanë ngecur në vend, sepse SHBA-ja dhe Irani kanë mosmarrëveshje për çështje thelbësore dhe nuk kanë gjetur as ndonjë zgjidhje për çështjen kyçe të hapjes së Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.
Rusia dhe Irani bashkëpunojnë ngushtë në disa fusha, por nga Moska nuk ka një mbështetje të hapur ushtarake për iranianët.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax presidenti rus Putin tha se javën e kaluar kishte marrë një mesazh nga udhëheqësi suprem Modshtaba Khamenei dhe mund të konfirmonte se Rusiadhe Irani do të vazhdojnë partneritetin e tyre strategjik.
Putini vlerëson luftën e Iranit për sovranitet
Abbas Araghtshi tha, sipas përkthimit në deklaratës në rusisht, se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë në nivelin më të lartë dhe do të forcohen më tej. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen.
Nga ana e tij, Vladimir Putini shprehu shpresën për paqe të shpejtë në rajon. "Ne shohim se si populli iranian lufton me guxim dhe heroizëm për pavarësinë e tij, për sovranitetin e tij,” tha Putini.
"Nga ana jonë, do të bëjmë gjithçka që është në interesin e tyre dhe në interes të të gjithë popujve të rajonit, që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ngushtica e Hormuzit vazhdon e bllokuar
SHBA-ja dhe Irani po japin deklarata kontradiktore për hapat e ardhshëm. Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, programi bërthamor i Iranit të përfshihet në një marrëveshje, në kuadër të së cilës duhet të hapet edhe Ngushtica e Hormuzit.
Kurse, sipas përfaqësuesve qeveritarë të vendeve të Lindjes së Mesme, në propozimin e Iranit, që ofronfundin e bllokadës së Hormuzit, nuk përmendet programi bërthamor.
Abbas Araghtshi akuzoi SHBA-në për "kërkesa të tepruara”. Sipas tij qasja e amerikanëve ka vonuar raundin e bisedimeve të planifikuara në Pakistan.
Rubio: Propozimi iranian për Ngushticën e Hormuzit i papranueshëm
Marco Rubio e cilësoi propozimin iranian për hapjen e Ngushticës së Hormuzit si të papranueshëm. Hapja e këtij korridori tregtar me rëndësi mbarëbotërore për furnizimet me naftë dhe gaz nga rajoni i Gjirit Persik, kundrejt kushtesh të rrepta nuk është e pranueshme as për SHBA-në dhe as për vende të tjera, tha ai për televizionin Fox News.
Trumpi planifikon një mbledhje krize
Sipas njoftimeve të portalit të lajmeve Axios Donald Trumpi po planifikon një mbledhje krize të qeverisë së tij lidhur me çështjen e Iranit. Siç shkroi gazetari Barak Ravid në platformën X, takimi pritet të përqendrohet te "ngërçi aktual në negociata” dhe "opsionet e mundshme për hapat e ardhshëm në luftë”.
Sipas televizionit amerikan ABC News në mbledhje pritet të marrin pjesë disa nga këshilltarët kryesorë të Trumpit për çështje të sigurisë. Qeveria amerikane i konsideron propozimet e fundit nga Teherani si të pamjaftueshme. /DW
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kritikuar ashpër qas...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi...
Disa miliona iranianë kanë humbur punën e tyre dhe po përb...
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Ko...
Një aksident tragjik hekurudhor është shënuar në Indonezi,...
Një superjaht i lidhur me një nga aleatët kryesorë të pres...
Transmetimi i drejtpërdrejtë nëntëditor i pandërprerë i nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt...
Mbreti Charles III ka mbërritur para pak minutash në Shtet...
Në Kuvendin e Kosovës u mbajt raundi i parë i votimit për ...
Gjykatësi i magjistratit Matthew Sharbaugh miratoi të hënë...
Indonezia u trondit këtë të hënë, pasi dy trena u përplasë...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi ...
Një punëtor ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punim...
Dy kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje për president janë...
Sulmet me avionë dhe dronë pakistanezë në provincën lindor...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se mori një me...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në sea...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e ti...
Ushtruesja e detyrës e Presidencës së Kosovës, Albulena Ha...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...