Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Të hënën, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman. Mediat vendase raportojnë se ajo është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës, ku përdori edhe fjalën terroristë.
Por, nuk është hera e parë që Suella Braverman bën deklarata të forta kundër kombeve. Vitet e fundit ajo u shpalli luftë edhe shqiptarëve që tentonin të hynin ilegalisht në Britani të Madhe nga kanali i La Manche.
Në deklaratat e saj, vajza e dy emigrantëve nga Kenya, theksoi disa herë se shqiptarët janë gënjeshtarë, kriminelë dhe se duhet të merreshin masa të menjëhershme që ata të mos lejoheshin të futeshin në territorin anglez.
"Shqiptarët gënjejnë për arsyen përse largohen nga vendi dhe shumë prej tyre janë persona me rekorde kriminale" – u shpreh Braverman në një deklaratë që ngjalli reagime të shumta të komunitetit shqiptar në Angli, por edhe të politikës shqiptare.
“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Ekziston një problem i veçantë me burrat shqiptarë që kalojnë kanalin ilegalisht ose për të gjetur punë për rreth nëntë muaj ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombëtarisht”.- tha Baverman në Parlament në 31 tetor të 2022-shit.
Pas kësaj deklarate Kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale ku saktësonte se një pjesë e mirë e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Londër janë qytetarë që kontribuojnë në ekonomi e që më herët kanë jetuar e zbatuar rregullat e ligjet e vendeve të BE-së si Itali, Greqi, etj.
“Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)
70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave. “ – shkruante ndër të tjera Rama.
Pas reagimeve të opinionit publik ishte ministri i Brendshëm i asaj kohe, Bledi Çuçi, i cili në një takim me Braverman i kërkoi kësaj të fundit që të amnistoheshin dhe të pajiseshin me dokumentacionin e rregullt shqiptarët që nuk kanë asnjë rekord kriminal.
Megjithatë as kjo nuk e ndali sekretaren që të vijonte akuzat ndaj shqiptarëve me gjuhë raciste madje duke akuzuar edhe avokatët se po krijonin aplikime të rreme me qëllim pajisjen me dokumente të emigrantëve ilegalë në Angli.
“Duhet të marrë fund abuzimi prej këtyre avokatëve me sistemin tonë të azil kërkimit dhe të mashtruarit e vendit tonë me aplikime të sajuara azili. Avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. E ndërsa shumica e avokatëve veprojnë ndershmërisht ka disa prej tyre të cilët dërgojnë aplikime azili të mbushura me gënjeshtra duke ndihmuar emigrantët që mbërrinë ilegalisht.” -tha Btaverman.
Një sërë protestash u mbajtën nga komuniteti shqiptar në Londër nën thirrjet: “Nuk jemi kriminelë” dhe “Qeveria britanike të na kërkojë falje”.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Londër kërkuan që ndaj tyre të mos përdoren cilësime fyese, por të respektohen njësoj si gjithë komunitetet e tjera të cilat jetojnë në Britaninë e Madhe./CNA
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së B...
Mëngjesin e sotëm, Komanda Provinciale e Imperia-s, Gico e...
Për vite me radhë, Mali i Zi - në veçanti bregdeti i t...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mendon se një armëpushim i m...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është pye...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvill...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se spi...
Bashkimi Evropian dënoi të dielën Hamasin për përdorimin e...
Pesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane humbën jetën kur një ...
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka arritur të kontaktoj...
Gjatë shfaqjes së saj të së shtunës mbrëma në Buenos Aires...
Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Robert O...
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Barka, në emsionin “...
Një juri kanadeze ka shpallur fajtor ish-manjatin e mo...
Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ush...
Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi sot, të dielën, në...
Shtetet e Bashkuara duan të shmangin luftimet e armatosura...
Ish-ministri i Jashtëm çek Karel Schwarzenberg, një ng...
Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...