Rusia mbetet furnizuesja më e madhe e naftës në Kinë
Në qershor, për të dytin muaj me radhë, Rusia ishte fu...

"Tradhtarë”, "bashkëpunëtorë”, "dezertorë”. Më shumë se 650 ukrainas janë akuzuar në këtë mënyrë gjatë katër muajve të fundit të luftës. Për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski më në fund kupa u mbush. Ai denoncoi 60 nëpunës civilë që kishin mbetur në territoret e pushtuara nga rusët dhe që tani punojnë kundër shtetit ukrainas: "Lidhjet e provuara midis bashkëpunëtorëve të forcave të sigurisë ukrainase dhe shërbimeve sekrete ruse shtrojnë pyetje shumë serioze për shefat kompetentë”, bubulloi presidenti ukrainas. Zelenski reagoi dhe i shkarkoi me dekret ata shefa: prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimit të inteligjencës SBU të Ukrainës, Ivan Bakanov.
Shkarkimi i Bakanovit është veçanërisht shpërthyes, pasi ai konsiderohet një mik fëmijërie dhe shok i gjatë i Zelenskit. Para emërimit të tij si kreu i SBU, Bakanovi nuk kishte përvojë në shërbimin sekret; përkundrazi, ai drejtonte grupin politik të kabaresë dhe kompaninë e ardhshme të prodhimit televiziv "Studio Kvartal 95", në të cilën aktori kryesor ishte vetë Zelenski.
Ndryshimet e personelit si "pasojë logjike”?
Ndërsa për dy shkarkimet si dhe tërheqjet e ambasadorëve që u paraprinë u habitën jashtë vendit, ato pa dyshim nuk ishin befasi për askënd në Ukrainë.
Roman Kostenko, deputet i partisë pro-europiane të qendrës së djathtë "Golos" dhe sekretar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare, raporton për "DW" se prej kohësh ka marrë ankesa për punën e shërbimeve të sigurisë dhe tradhtarët brenda radhëve të saj. Kjo thuhet se përfshinte ish-kreun e departamentit kryesor të sigurisë së brendshme të SBU, gjeneral brigade Andrij Naumov, i cili pati një karrierë të rrufeshme nën Bakanovin dhe u largua nga Ukraina më 23 shkurt, një ditë para fillimit të luftës. "Ne e shohim se si përfundoi - ai iku nga vendi dhe u kap diku në Serbi me para të pastruara," thotë Kostenko. Për më tepër, që nga fillimi i luftës, disa bashkëpunëtorë të rangut të lartë të SBU-së thuhet se kanë bashkëpunuar me rusët në jug të Ukrainës, gjë që do të thotë se Bakanovi i papërvojë nuk kishte pasur kontroll të plotë të dikasterit të tij.

Zëvendësdrejtori i zyrës presidenciale, Andrij Smirnov, mbron për "DW" vendimet e personelit të shefit të saj Zelenski si "të pashmangshme në kohë lufte". Smirnovi citon regjistrimet e bisedave telefonike të zyrtarëve të fajësuar që do të konsideroheshin prova. Politologu ukrainas Petro Okhotin relativizon në një intervistë për "DW", nuk bëhet fjalë për shkarkime, por për pezullime të përkohshme dhe për faktin se:
"Zelenski ka humbur besimin në organet në fjalë. Tani duhet të bëhet një hetim për të zbuluar pse bëhen bashkëpunime në struktura aq të rëndësishme sa SBU dhe Prokuroria e Përgjithshme”. Okhotini nuk përjashton që zyrtarët e suspenduar të kthehen një ditë në detyrat e tyre.
Ekspertja e organizatës kundër korrupsionit Transparency International, Kateryna Ryzhenko, e kundërshton këtë. Ajo druhet se pezullimi i kreut të SBU dhe prokurorit të përgjithshëm nuk do t'i bëjë të dyja autoritetet më të mira. "Edhe publiku dhe prokuroria kanë ende disa pyetje pa përgjigje për Bakanovin dhe Venediktovan; deri tani shkarkimi i tyre nuk i zgjidh problemet (e korrupsionit dhe të bashkëpunimit".
Publicisti ukrainas Volodimir Fesenko i sheh këto probleme veçanërisht në kundërzbulimin e shërbimit sekret ukrainas SBU. Aty aktualisht po bëhet një lloj "spastrimi”, shpjegon ai për "DW".
"Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se të gjithë që ndërrohen atje janë spiunë dhe tradhtarë rusë. Përkundrazi, kemi të bëjmë me akuza konkrete për mungesë efikasiteti."

I pyetur për strategjinë që po ndjek presidenti ukrainas me këto shkarkime spektakolare, Fesenko e minimizon rëndësinë e tyre. Sipas tij, ky është një "vendim i situatës i shkaktuar nga rrethana të caktuara - nga gabimet e personelit të ish-kreut të SBU". Politologu kujton edhe arratisjen e nënkryetarit të SBU-së, Naumov, në ditët e para të luftës.
Sipas Fesenkos, nuk ka asnjë linjë të veçantë që mund të shihet pas shkarkimit të Prokurores së Përgjithshme Venediktova. Ky është tashmë ndryshimi i tretë në tri vitet e fundit dhe ka të bëjë shumë me intrigat e brendshme politike: "Në vitet e fundit, prokuroria është drejtuar gjithmonë nga përfaqësues politikë që kanë ndjekur interesat e tyre politike", thotë Fesenko. "Ky është një problem i përgjithshëm i politikës së brendshme të Ukrainës."
Politologu ukrainas Petro Okhotin përjashton gjithashtu një motiv të veçantë të fshehtë të Zelenskit: "Në kohë lufte, nuk mund të ketë strategji afatgjata, sepse është e pamundur të llogariten shumë aspekte në të njëjtën kohë." Udhëheqja e shtetit ukrainas aktualisht është më e ngjashme me udhëheqjen e njësive ushtarake, ku bëhet fjalë për detyra konkrete taktike. Në varësi të cilësisë së realizimit të këtyre detyrave, vlerësohen edhe "personat e shërbimit” përgjegjës./DW
Në qershor, për të dytin muaj me radhë, Rusia ishte fu...
Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin e d...
Britania theu një tjetër rekord për temperaturën më të lar...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka thënë të m...
Shtetet e Bashkuara të martën e vendosën Rusinë në lis...
Edhe këtë vit, Greqia duket se po përballet me probleme se...
Në Shtetet e Bashkuara nën sanksione, në Kosovë i kërkuar,...
Zyra e motit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Britani...
Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-...
Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Mot...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka qua...
Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompa...
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekor...
Në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën përzgjedhja e j...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord ...
Kompania suedeze e veshjeve "H&M" ka marrë vendim për ...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian po takohen s...
Kompania ruse "Gazprom" ka përdorur klauzolën e “forcë...
Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetimet pas denoncim...
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për pro...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...