Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Aktivistët pro-palestinezëve kërkuan gjatë fundjavës dhënien fund të luftës në Rripin e Gazës dhe të mbështetjes amerikane për Izraelin. Ata qarkuan Shtëpinë e Bardhë të shtunën, në protesta për të cilat u shtuan masat e sigurisë, që përfshinë ndër të tjera edhe ngritjen e një rrethimi më të gjerë sigurie përreth Shtëpisë së Bardhë.
Grupet e aktivistëve, si CODEPINK dhe Këshilli për Marrëdhëniet Islamike Amerikane thanë të premten se protestat u planifikuan për të shtunën, për të shënuar tetë muaj nga fillimi i luftës së Gazë, gjatë së cilës janë vrarë dhjetëra mijëra persona dhe është shkaktuar një krizë humanitare me uri dhe shkatërrim të gjerë.
Ndaj Izraelit, një vend aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, ka patur muaj të tërë protestash pro-palestinezëve, që nga marshime në Uashington, grumbullime pranë Shtëpisë së Bardhë dhe deri me bllokimin e urave dhe rrugëve pranë stacioneve të trenave dhe aeroporteve në disa qytete, si dhe ngritjen e tendave në disa kampuse universitare.
Të paktën tetë zyrtarë të administratës së presidentit Biden kanë dhënë dorëheqjen, duke përmendur si shkak kundërshtitë ndaj politikave të tij.
Protestuesit kanë ndërhyrë gjithashtu në disa prej aktiviteteve elektorale të presidentit Biden, i cili aktualisht gjendet në Francë në një vizitë zyrtare.
“Në përgatitje për aktivitetet e kësaj fundjave në Uashington, të cilat kanë potencialin për krijimin e turmave të mëdha, masa të mëtejshme për sigurinë publike janë marrë përreth kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, njoftoi një zëdhënës i Shërbimit Sekret amerikan.
Presidenti Biden dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë më herët se mbështesin protestat paqësore, por jo “kaosin” dhe dhunën.
Në protestat në universitete ka patur në disa raste edhe dhunë, kur policia ka ndërhyrë për të arrestuar protestuesit që kishin ngritur tenda në kampuse.
Aktivistët kundër luftës në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxhelos, u sulmuan dhunshëm nga një turmë një javë më parë. Ka patur edhe shqetësime për një rritje të antisemitizmit dhe islamofobisë, ndërsa vazhdon konflikti.
Lufta filloi kur grupi militant islamik palestinez Hamas sulmoi Izraelin në 7 tetor, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë 250 të tjerë peng, sipas të dhënave të autoriteteve izraelite.
Sulmet izraelite që pasuan në Gazë kanë vrarë mbi 36 mijë persona, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që drejtohet nga Hamasi, si dhe kanë zhvendosur të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh. Kjo ka sjellë edhe akuza për gjenocid, të cilat Izraeli i mohon. Përpjekjet e rigjallëruara për një armëpushim dukej se nuk kishin ndonjë përparim deri të premten./ VOA
Gjatë një sulmi në Gazë të shtunën, forcat izraelite s...
Drejtori i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, Christ...
Presidenti Joe Biden ndodhet sot në Paris ku është pritur ...
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Doni...
Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festival...
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kry...
Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veri...
Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i ci...
OKB-ja ka shtuar ushtrinë izraelite në listën e shkelësve ...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është s...
Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohsh...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripër...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koso...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër n...
Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Pa...
Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve ...
Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në...
Kur Hungaria ndodhet para zgjedhjeve, Viktor Orban, fillon...
Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...