Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, ka dhënë dorëheqje më 11 dhjetor pas javësh protesta kundër korrupsionit. Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to.
Më pas, protestuesit kërkuan kërkuar dorëheqjen e kabinetit qeverisës. Zhelyazkov njoftoi për dorëheqjen e tij përmes një deklarate të transmetuar nga televizionet, disa minuta para se Parlamenti ishte paraparë që të votonte për një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit. Dorëheqja e Qeverisë vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.
“Koalicioni ynë u takua, ne diskutuam për situatën aktuale, për sfidat me të cilat përballemi dhe vendimet që duhet t’i marrim me përgjegjësi”, tha Zhelyazkov, gjatë njoftimit për dorëheqje.
“Dëshira jonë është që të jemi në nivelin që pret shoqëria. Pushteti buron nga zëri i qytetarëve”, theksoi ai.
Pavarësisht se Qeveria tërhoqi vendimin për buxhetin, protestat në Sofja dhe dhjetëra qytete bullgare vazhduan, me qytetarët që kanë kundërshtuar korrupsionin dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme të vendit për ta luftuar atë.
Partitë opozitare dhe organizatat e tjera kanë deklaruar se po protestonin kundër planeve për rritjen e kontributeve për sigurime sociale dhe taksave mbi dividendën për të financuar shpenzime më të larta shtetërore.
Në katër vjetët e fundit, Bullgaria ka mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare – të fundit u mbajtën në tetor të vitit 2024 – teksa vendi përballet me ndarje të mëdha politike dhe shoqërore.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë që të japë dorëheqje më herët gjatë kësaj jave. Në një mesazh drejtuar ligjvënësve, përmes një postimi në Facebook të enjten, Radev tha se “midis zërit të popullit dhe frikës nga mafia, dëgjoni sheshet publik”.
Radev, i cili ka kompetenca të kufizuara sipas Kushtetutës bullgare, tani do t’u kërkojë partive në Parlament që të përpiqen të formojnë një Qeveri të re dhe nëse nuk arrijnë të bëjnë këtë, ai do të krijojë një Qeveri kalimtare për të drejtuar vendin deri sa të mbahen zgjedhje të reja. /REL
Imri Demelezin është emëruar ministër në detyrë i Bujqësis...
Personi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është n...
Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është...
Zyrtarë të lartë amerikanë pritet të takohen në Paris të s...
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të ...
Emigrantët mund të dërgohen në "qendra kthimi" jashtë shte...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar gjatë një t...
I botuar me nxitim në më pak se tre javë, libri i ri i Nic...
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërk...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka zhvilluar një tak...
Turistëve nga dhjetëra vende mund t'u kërkohet të tregojnë...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të niset nga ...
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe...
Bashkimi Europian u ka dhënë statusin e mbrojtjes së përko...
Një gjykatës federal ka bllokuar sot vendimin e presidenti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka ce...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...