Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...

Emigrantët mund të dërgohen në "qendra kthimi" jashtë shtetit sipas reformave të reja të kritikuara nga organizmat e të drejtave të njeriut.
Po të lexoni strategjinë më të fundit të sigurisë së Uashingtonit, e cila kritikon politikat e emigrimit europian dhe pretendon se kontinenti përballet me një 'zhdukje të qytetërimit', mund të mendoni se BE po hap kufijtë e tij plotësisht.
Në fakt, emigrimi i parregullt drejt bllokut po zvogëlohet, dhe shtetet e BE sapo kanë miratuar rregullat më kufizuese të emigrimit deri më sot, me qëllim që t'u lehtësojnë anëtarëve ndalimin dhe riatdhesimin e shpejtë të azikërkuesve të refuzuar.
Ministri i Emigrimit i Danimarkës, Rasmus Stoklund, tha se reformat e reja do të ndihmonin në riparimin e një sistemi "jofunksionues" të BE-së dhe do të rivendosnin një ndjenjë "kontrolli".
Megjithatë, këto masa kanë shkaktuar gjithashtu kritika të ashpra nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, me Amnesty që akuzon BE për imitim të "ndalimeve, internimeve dhe riatdhesimeve masive të dhimbshme, çnjerëzore dhe të paligjshme që ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."
Dërgimi i emigrantëve në qendra paraburgimi jashtë vendit?
Seria e reformave të mbështetura nga ministrat e Brendshëm të BE të hënën përfshin miratimin ligjor për idenë e ashtuquajturave "qendra kthimi". Kjo mund të nënkuptojë qendra paraburgimi jashtë BE, ku migrantët mund të dërgohen për të përpunuar kërkesat për azil, ose madje si pjesë e një biletë me një drejtim jashtë Europës.
Rishikimi i rregullave, i cili ende duhet të negociohet me Parlamentin Europian, do t'u lejonte qeverive të BE të arrijnë marrëveshje me shtete jashtë kufijve të BE dhe të dërgojnë emigrantët atje, edhe kur ata nuk kanë lidhje me vendin.
Edhe pse Danimarka filloi të eksplorojë mënyra për të dërguar emigrantët në Ruandë në vitin 2021, anëtari i parë i BE që e zbatoi këtë ishte Italia. Vitin e kaluar, ajo krijoi qendra në vendin fqinj jashtë BE, Shqipërinë, por në Romë qendrat u përballën me probleme ligjore dhe u pezulluan.
Ministri i Brendshëm italian tha të hënën se marrëveshja midis ministrave lë qendrat me bazë në Shqipëri në një pozicion të mirë për t'u bërë shembulli i parë i vërtetë i një qendre kthimi të BE dhe për të "rikthyer" operacionet.
Megjithatë, analistja e politikave të migrimit Helena Hahn tha se "mbetet për t'u parë" se si do të duken qendrat e kthimit përtej modelit italian dhe, mbi të gjitha, cilat vende jashtë BE do të jenë të gatshme të pranojnë emigrantët që synojnë Europën.
"Shmangie e përgjegjësisë"?
OJF-të dhe aktivistët, përfshirë Human Rights Watch dhe Oxfam, në të kaluarën kanë kritikuar BE për "shmangien e përgjegjësisë së tij" duke u përpjekur të delegojë përpunimin e kërkesave për azil.
"BE po përpiqet të transferojë edhe më shumë nga përgjegjësitë e tij te vendet që tashmë strehojnë shumicën e refugjatëve dhe shpesh kanë shumë më pak burime," thanë dhjetëra OJF vitin e kaluar.
Në deklaratën e tyre, ata insistuan se premtimet e BE për të mbrojtur të drejtat e migrantëve ishin "fjalë boshe".
Stoklundi i Danimarkës i hodhi poshtë këto akuza të hënën. "Kur dërgojmë dikë në një qendër kthimi, ne do të jemi përgjegjës për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut," u shpreh ai për gazetarët pas bisedimeve në Bruksel.
Dëbim më i shpejtë përmes përcaktimit të vendeve "të sigurta"
Shtetet anëtare të BE gjithashtu mbështetën propozime të reja që synojnë përshpejtimin e dëbimeve, me dënime më të ashpra për migrantët që injorojnë urdhrat e dëbimit. Kjo vjen pas një marrëveshjeje të mëparshme mbi planet e BE për të ulur nivelin e marrëdhënieve tregtare me vendet që nuk bashkëpunojnë në dëbime.
Ministrat gjithashtu dhanë dritë të gjelbër për një listë të centralizuar të vendeve "të sigurta" që autoritetet kombëtare mund të përdorin për të përshpejtuar vendimet dhe për t'u mohuar lejen e qëndrimit atyre që kanë më pak gjasa t'u jepet azili.
Për shembull, vetëm rreth 4% e banorëve të Bangladeshit që aplikuan për azil në BE vitin e kaluar u pranuan, dhe Bangladeshi kryeson listën e vendeve të konsideruara të sigurta nga Brukseli. Shtete të tjera në listë përfshijnë Indinë, Kolumbinë, Egjiptin, Marokun dhe Tunizinë.
Ministrat ranë dakord që edhe shtetet kandidate për anëtarësim në BE, si Mali i Zi, Moldavia dhe Serbia, të konsiderohen gjithashtu të sigurta, përveç në rastet e konflikteve ose kufizimeve të të drejtave themelore.
Shtetet bregdetare jugore si Greqia thonë se kanë nevojë për ndihmë nga anëtarë të tjerë të BE për të përpunuar kërkesat për azil nga njerëzit që mbërrijnë në bregdetet e tyre.
Rishpërndarje e emigrantëve ose pagesa për mbajtjen e tyre
Shtetet e BE kanë finalizuar një plan që, sipas analistes Helena Hahn, kundërvepron në njëfarë mase tendencën drejt rritjes së kufizimeve.
I ashtuquajturi "fond solidariteti" do të bëjë që shtetet anëtare në veri dhe lindje të Europës ose të pranojnë më shumë emigrantë nga shtetet e jugut, ku mbërrijnë shumica e azikërkues, ose të kontribuojnë në një fond për të mbështetur vende si Qipro, Spanja, Italia dhe Greqia.
Hahn e përshkruan këtë si "një mekanizëm për organizimin dhe koordinimin e ndarjes së përgjegjësive midis ahteteve anëtare në lidhje me azilkërkuesit" dhe beson se është një "hap i madh".
"Çështjet që lidhen me vendosjet, kuotat dhe shpërndarjen 'e drejtë' të azikërkuesve në të gjithë Europën kanë qenë prej kohësh një nga çështjet kryesore të ndjeshme politike që kanë penguar zbatimin dhe funksionimin e sistemit të përbashkët europian të azilit," shpjegoi ajo.
Detajet se cilat vende do të paguajnë çfarë mbeten sekret, por Hungaria, anëtare e BE, tashmë ka premtuar se nuk do t'i ndjekë rregullat, gjë që mund të çojë në beteja ligjore të ardhshme midis Brukselit dhe Budapestit.
Votuesit dhe rritja e ekstremit të djathtë
Qytetarët e BE shpesh e përmendin migrimin e parregullt si një nga shqetësimet e tyre kryesore. Sipas të dhënave nga një sondazh i kryer më herët këtë vit në të gjithë Bashkimin Europian, qytetarët e renditën atë të dytin, pas luftës së Rusisë në Ukrainë, në një listë me sfidat më të mëdha me të cilat përballet BE, përpara kostos së jetesës, ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Partitë e ekstremit të djathtë, që përqendrohen në mesazhe kundër emigrantëve po fitojnë popullaritet në shumë vende të BE, ndërsa forcat qendriste po përpiqen të rikthejnë votat.
"Po përballemi me një agjendë shumë kufizuese për emigrimin," i tha DW studiuesja Helena Hahn, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë vende po përpiqen të gjejnë të ashtuquajtura "zgjidhje inovative" për të penguar, ndaluar dhe dëbuar emigrantët.
"Por deri tani kemi parë shumë pak rezultate," shpjegoi Hahn. "Prandaj mendoj se kjo tregon shumë për qëndrueshmërinë politike të disa prej këtyre ideve, të cilat duket se sugjerojnë se do të ishte mjaft e lehtë të zhvendosësh njerëzit nga A në B, pa marrë parasysh rrethana specifike politike, diplomatike ose praktike."/ DW
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar gjatë një t...
I botuar me nxitim në më pak se tre javë, libri i ri i Nic...
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërk...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka zhvilluar një tak...
Turistëve nga dhjetëra vende mund t'u kërkohet të tregojnë...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të niset nga ...
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe...
Bashkimi Europian u ka dhënë statusin e mbrojtjes së përko...
Një gjykatës federal ka bllokuar sot vendimin e presidenti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka ce...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën ...
Një spital në Kherson, rajonin e pushtuar nga Rusia, është...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për përpje...
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dh...
"New York Post" ka publikuar djemtë e fshehur të president...
Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez Emmanuel Mac...
Portugalia përgatitet për grevën e parë të përgjithshme në...
Quhet “Siberia” e Greqisë, pasi është e famshme për të fto...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...