Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një reagim në "Facebook", Osmani shprehet se Serbia ndër shekuj ka kryer gjenocide dhe krime kundër njerëzimit kundër popullit të Kosovës.
Ajo shton ndër të tjera se çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Presidentja Osmani thekson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër dhe se kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet.
Reagimi i Osmanit:
Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.
Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.
Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.
Kujtojmë se Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim. Në Hagë ditën e sotme nis faza përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Nga sot deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklarimet përmbyllëse. /CNA
Bashkimi Europian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i n...
Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur ditën e sotme në Br...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, po nis një vizit...
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim T...
Princi dhe Princesha e Uellsit kanë thënë se janë “thellës...
Prokuroria e Hagës ka kërkuar 45 vite burg për ish-krerët ...
Një helikopter sulmues AH-1S Cobra i ushtrisë së Koresë së...
Ekonomia globale duhet të transformohet rrënjësisht për të...
Këtë të hënë ka nisur faza përfundimtare e procesit gjyqës...
Të hënën në mëngjes, një grua dhe një fëmijë u vranë tragj...
Shoferët e trenave në Spanjë do të fillojnë një grevë tred...
Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës venezuelase, ...
Një zyrtar i lartë i organizatës palestineze Hamas, Khaled...
Ishulli i famshëm italian Capri, i ndodhur në Gjirin e Nap...
Sanae Takaichi, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate në J...
Një pallat u shemb të dielën në qytetin e Tripolit në veri...
Një gjykatë iraniane e ka dënuar fituesen e Çmimit Nobel p...
Autoritetet në Kretë njoftuan këtë të diel se 27 migrantë ...
Sasia e drogës e sekuestruar është e jashëzakonshme për ve...
Gjashtë persona u arrestuan të shtunën pas përleshjeve mid...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...