Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ish-Prokurori i Posaçëm, Robert Hur po dëshmon sot para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi raportin e tij në kuadër të hetimeve për mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete nga Presidenti Joe Biden.
Ish-prokurori Hur, i cili e cilësoi kujtesën e Presdientit Biden si të dobët, tha se vlerësimi ishte i domosdoshëm, i saktë dhe i drejtë.
Ish-Prokurori i Posaçëm amerikan, Robert Hur mbrojti vlerësimin e tij për Presidentin Joe Biden, gjatë dëshmisë para anëtarëve të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve mbi raportin në kuadër të hetimeve mbi mbajtjen e dokumenteve sekrete nga presidenti 81 vjeçar.
Në muajin shkurt Prokurori Hur publikoi një raport ku tha se ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër zotit Biden dhe se do të ishte e vështirë që ai të dënohej.
Zoti Hur, një ish-prokuror i emëruar nga presidenti republikan Donald Trump, pas një hetimi 15-mujor e cilësoi presidentin Biden si një “burrë të moshuar me qëllime të mira dhe me kujtesë të dobët”.
“Vlerësimi që i bëj në raport kujtesës së presidentit ishte i domosdoshëm, i saktë dhe i drejtë. Jam shprehur siç i kam parë gjërat. Nuk e kam denigruar presidentin në mënyrë të padrejtë. I shpjegova Prokurorit të Përgjithshëm vendimin dhe arsyet se si arrita në të. Kjo ishte ajo që kërkohej nga unë“, tha zoti Hur.
Sipas një transkripti të intervistës së zotit Hur me zotin Biden tetorin e kaluar, ndërsa presidenti po përballej me pasojat e sulmit të Hamasit në Izrael, presidenti ngriti i pari çështjen e kujtesës së tij.
“Jam i ri, nuk është problem”, tha zoti Biden me shaka pasi Prokurori Hur i tha se do ta pyeste për ngjarje që kishin ndodhur vite më parë, shkruan në raport.
Zoti Hur dëshmon në Kongres një javë pas fjalimit të zotit Biden mbi gjendjen e vendit, një tregues i fillimit të një fushate agresive për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor, që sipas të gjitha gjasave do të sjellë një përballje të re midis Presidentin Biden dhe rivalit të tij 77 vjeçar, Donald Trump.
Republikanët thonë se mënyra se si u krye procesi ndaj Presidentit Biden është dëshmi e një sistemi të pabarabartë drejtësie. Në qershor ndaj ish-Presidenti Trump u ngrit padi për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpinë e tij në Florida.
“Joe Biden mbante informacione sekrete. Joe Biden nuk siguroi siç duhet dokumentet sekrete dhe ndau ato me njerëz që nuk duhej. Ai shkeli ligjin dhe meqenëse është një plak që harron, që dukej qëllim-mirë para jurisë, zoti Hur vendosi të mos ngrejë akuza”, tha kryetari i Komisionit Juridik, ligjvënësi republikan Jim Jordan.
Administrata e Presidentit Biden e cilësoi raportin e Prokurorit Hur të motivuar politikisht para zgjedhjeve të nëntorit.
Anëtari demokrat i Komisionit Juridik, Jerry Nadler tha se rasti ndaj Presidentit Biden dhe procesi ndaj ish-Presidentit Trump nuk mund të krahasohen.
“Ai (Trump) jo vetëm që refuzoi kthimin e dokumenteve për muaj të tërë, por gjithashtu pengoi drejtësinë duke angazhuar të tjerët për të shkatërruar dëshmitë dhe më pas të gënjejnë“, thotë anëtari demokrat i komisionit juridik, Jerry Nadler duke cituar prokurorët në rastin ndaj zotit Trump.
Sipas prokurorëve, zoti Trump u përpoq t’i fshihte dokumentet sekrete në në shtëpinë e tij në Florida dhe diskutoi me avokatët e tij rreth mundësisë se si të fshihnin dokumentat nga autoritetet qeveritare. Zoti Trump i cilëson akuzat si të motivuara politikisht./ VOA
Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe E...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martë...
Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord. Rusia bën me d...
Përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë fund sist...
Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritje...
"Figura kontroverse, Andrew Tate, është arrestuar në Ruman...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjer...
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pa...
Mjekët palestinezë në Gaza kanë rrëfyer tmerrin që kanë pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i tako...
Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së ba...
Raporti i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thekson se gjat...
Kompania "Lufthansa" po shtyn fluturimet për shkak të grev...
Stjuardesat e kompanive “Lufthansa” dhe “Lufthansa Citylin...
Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney St...
Dy gra iraniane u arrestuan pasi në mediat sociale u shfaq...
Turqia dhe Turkmenistani kanë rënë dakort të bashkëpunojnë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh kundër komentev...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...