SHBA-ja vlerëson takimin Kurti-Vuçiç/ Kërkon zbatim marrëveshjesh
Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin...

Ja cilat janë 5 leksionet më të rëndësishme që na ka dhënë deri më sot lufta e Rusisë në Ukrainë:
Së pari, lufta kundër Ukrainës tregon realitetin fatkeq se forca ushtarake - jo vetëm kërcënimi i saj parandalues, por përdorimi i saj - ka ende rëndësi në marrëdhëniet ndërmjet shteteve.
Së dyti, shantazhi bërthamor është një mjet i fuqishëm për shtetet agresore, disa prej të cilave ushqejnë ende dëshirën për aneksime territoriale njëlloj si dikur.
Së treti, që realiteti politik formësohet nga ngjarjet në fushën e betejës dhe që fituesit korrin shpërblimet e suksesit ushtarak.
Së katërti, marrëdhënia transatlantike është absolutisht thelbësore për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Së pesti, ashtu si Rusia e Putinit, Kina e Xi Jinping, është një fuqi revizioniste që synon madhështinë e saj në skenën globale dhe nuk do të bashkëpunojë brenda sistemit aktual ndërkombëtar.
Pushtimi rus i Ukrainës është një pikë kthese që shënon fundin e epokës së paqes dhe stabilitetit relativ të Pasluftës së Ftohtë. Po ashtu, ajo është shumë ndryshe nga epoka e luftës globale kundër terrorit, kur shtetet besonin se kërcënimi më i madh për sigurinë e tyre vinte nga aktorët e dhunshëm joshtetërorë, radikalët dhe terroristët.
Ukraina përfaqëson një kujtesë brutale të asaj se çfarë është një luftë, dhe sa vdekjeprurëse mund të jetë ajo kur shtetet moderne organizojnë akte dhune kundër njëri-tjetrit. Kjo është lufta më e madhe në Europë në 80 vitet e fundit. Brenda 1 viti, të paktën 200.000 trupa ruse (ose mercenarë që mbështesin luftën e Moskës) janë vrarë dhe plagosur, dhe po ashtu më shumë se 100.000 trupa ukrainase, si dhe mijëra civilë ukrainas.

Vetëm në qytetin e Mariupolit, autoritetet vlerësuan se mbi 20.000 civilë gjetën vdekjen kur rusët e kthyen qytetin në “një ferr të vërtetë të mbushur kudo me trupa të vdekurish”. Më shumë se 5 milionë ukrainas janë të zhvendosur brenda vendit. Ndërsa më shumë se 8 milionë të tjerë janë larguar nga vendi.
Për mirë a keq, forca ushtarake, ka ende rëndësinë e saj në politikën ndërkombëtare. Kur dështuan kërcënimet ruse kundër Ukrainës, presioni diplomatik, por edhe përpjekjet “jokonvencionale” për të minuar sovranitetin dhe demokracinë e saj, Rusia iu rikthye përdorimit të ushtrisë së saj.
Si pushtimi i plotë i Rusisë (dhe pushtimi i vazhdueshëm i një pjese të madhe të Ukrainës) së bashku me rezistencën e suksesshme të Ukrainës, tregojnë fuqinë e qëndrueshme që ka forca. Sulmi i Rusisë u zbut, dhe më pas nismën e mori Kievi për shkak të aftësive ushtarake të Ukrainës dhe mbështetjes së Perëndimit.
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2014 dhe sërish në vitin 2022, kjo e fundit nuk u mbrojt nga fjalët, normat, ligji ndërkombëtar, madje edhe marrëveshjet që kishte nënshkruar vetë Rusia. Sanksionet ekonomike perëndimore nuk i kanë penguar rusët që të pushtonin Kievin dhe as i dëbuan ata nga Khersoni. Këtë e bënë ushtarët ukrainas, të mbështetur nga një sasi e madhe armësh perëndimore.
Së dyti, kjo luftë na rikujtoi se disa kombe janë ende të gatshme të ndryshojnë kufijtë përmes përdorimit të forcës. Në rastin e një fuqie bërthamore si Rusia, kjo është veçanërisht e rrezikshme për fqinjët e saj jobërthamorë. Shtetet janë të gatshme të mbrojnë me forcë sovranitetin e tyre, por partnerët e një fuqie jobërthamore (edhe nëse janë të armatosur bërthamorë) janë më pak të gatshëm të rrezikojnë konfliktin e hapur me një agresor bërthamor nga frika e përshkallëzimit të konfliktit.

Kjo i lë fuqitë jobërthamore shumë të prekshme përballë një fuqie agresive bërthamore që kërkon rishikimin e hartës. Mos harroni se Iraku i Saddam Husein nuk kishte armë bërthamore kur u përpoq të aneksonte Kuvajtin në vitin 1990 dhe vuajti poshtërimin e dëbimit nga andej nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja.
Pavarësisht heroizmave të shumta të Ukrainës, Rusia mban ende të pushtuar pjesën më të madhe të provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Dhe ka plotësisht nën kontroll Krimenë. Që të pesta këto rajone janë aneksuar zyrtarisht nga Rusia. Kurajoja e ukrainasve dhe kritikat e ashpra të Perëndimit ndaj këtij akti, nuk ka të ngjarë që ta ndryshojnë realitetin.
Ndërsa udhëheqësit perëndimorë janë të përkushtuar në mbështetjen e Ukrainës, është e vështirë të imagjinohet që këto territore t’i kthehen Ukrainës vetëm si rezultat i negociatave. Shumë pak shtete i kthejnë territoret që kanë fituar me luftë në fushën e betejës. Që të ndodhë kjo gjë duhet një humbje e qartë ushtarake, dhe një Rusi bërthamore nuk ka gjasa të pësojë një disfatë të atyre përmasave.
Nëse Ukraina nuk do të mundet ta pengojë pushtimin e provincave të saj lindore në fushën e betejës, mësimi i rrezikshëm që do të na japë kjo luftë është se edhe në botën e sotme të së drejtës ndërkombëtare, agresioni mund të shpërblehet. Ky është një leksion i frikshëm për vendet e vogla dhe më të dobëta.
Dhe ai shtrihet përtej Rusisë. Për shembull, Turqia vazhdon të mbajë të pushtuar Qipron veriore dhe pjesa tjetër e ishullit është një vend anëtar i Bashkimit Europian. Një paralajmërim ky i qartë për Ukrainën se edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është garanci për garantimin e integritetin territorial.
Këto realitete të hidhura pasqyrojnë një leksion tjetër që është përforcuar nga konflikti në Ukrainë: ajo që ndodh në fushën e betejës mundëson politikën midis kombeve. Politika - rezultatet e negociuara të mosmarrëveshjeve midis shteteve - mbeten të formësuara nga pozicioni i ushtrive në hartë.
Suksesi i Ukrainës në fushën e betejës po mbështetet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Por suksesi sjell suksesin. Fitoret fillestare të Ukrainës e motivuan Perëndimin që të rrisë ndihmën e tij, dhe triumfet e vazhdueshme në terren të ukrainasve, mundësojnë mbështetjen e vazhdueshme të perëndimorëve.
Në rast se Rusia do të arrijë një avantazh të dukshëm në fushën e betejës, situata mund të ndryshojë. Mbështetja mund të pakësohet, duke e detyruar Ukrainën që të negociojë. Leksioni i katërt është aftësia e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj demokratë për të bashkëpunuar në mbështetje të Ukrainës. Kjo fuqi e kombinuar financiare, politike dhe ushtarake i ka treguar botës burimet e mëdha që zotëron Perëndimi dhe veçanërisht NATO.
Fuqia ekonomike dhe politike e aleancës, së bashku me mbështetjen e një pjese të thjeshtë të pajisjeve të saj ushtarake konvencionale e vendosur në duart e një kombi me pak më shumë se 40 milionë banorë, ka arritur të ndalë një Rusi që supozohet se kishte një ushtri të pandalshme.
Lidhjet midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara janë forcuar si rezultat i pushtimit të Ukrainës. Po ashtu është forcuar edhe NATO. Shtetet e Bashkuara dhe Europa kanë rikonfirmuar rolin e tyre si shtyllat e paqes së pasluftës dhe rendit ndërkombëtar.
Njëherazi krahas Rusisë është dëmtuar edhe pozita globale e Kinës. Më pak njerëz në botë i besojnë sot presidentit Xi Jinping. Me gjithë garancitë e sigurisë që i dha Ukrainës si pjesë e memorandumit të Budapestit të vitit 1994, ndikimin e saj ekonomik dhe politik në Rusi, dhe retorikën e saj mbi rëndësinë e sovranitetit, Kina s’ka bërë asgjë për të ndalur agresionin e Rusisë apo për rivendosjen e paqes.
Dhe ky është një mësim thelbësor se Kina, ashtu si Rusia, është një fuqi revizioniste. Madje ajo po përfiton nga lufta aktuale. Lufta në Ukrainë po harxhon miliarda dollarë pajisje dhe burime financiare të NATO-s që në rrethana të tjera mund të përdoren për të kundërshtuar ndikimin kinez.
Ajo bart edhe potencialin për të nxitur mosmarrëveshje brenda aleancës perëndimore. Por ajo e dobëson Rusinë, duke e bërë atë gjithnjë e më shumë të varur nga Kina për gjithçka, nga mbulimi diplomatik e deri te materialet e luftës, ndërsa blen hidrokarburet e saj me një çmim të ulur. Kjo luftë po e ndryshon rrënjësisht peizazhin ndërkombëtar në të cilin jetojmë, duke formësuar jetën tonë në mënyra që do të zgjasin për dekadat në vijim.
Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin...
OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë ...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi tronditje serioz...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi të martën Ukrain...
Aksidenti pranë qytetit Larisa në Greqi ka tronditur s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, pranë qyteti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ...
Analisti Kreshnik Spahiu tha se kryeministri i Kosovës, Al...
Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe A...
Gjatë një takimi me kryeministren e Finlandës, Sekreta...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pe...
Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët afganë tha s...
Komisioni i sapokrijuar i Dhomës së Përfaqësuesve për konk...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar ...
Fushata “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, ka filluar ...
Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka l...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Ukraina do t...
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksan...
Një vit më parë, do të ishte një fantazi ta imagjinonim pr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...