web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje e përgjakshme në Selanik/ Një person në gjendje kritike për jetën

22 Mars 2025, 22:03, Kosova & Bota CNA

Përleshje e përgjakshme në Selanik/ Një person në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Evosmos të Selanikut, ku dy persona më origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje me thika.

Raportohet se njëri prej tyre gjendet në spital në gjende kritike për jetën.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë pikasur sherrin mes dy shqiptarëve dhe kanë lajmëruar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Rrethanat e konfliktit janë ende të panjohura. Policia greke ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga