Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet për komunën e Podujevës
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Ko...

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbi 56 për qind të votave.
Gara ka përfunduar pa balotazh edhe në Lipjan, me fitoren e Imri Ahmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai i ka fituar mbi 51 për qind të votave.
Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me mbi 53 për qind.
Në qytetin e Skënderajt, fitore bindëse ka shënuar Sami Lushtaku i PDK-së me mbi 83 për qind të votave.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamenicën. Atje ka fituar Kadri Rahimaj i LVV-së me mbi 50 për qind të votave.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave.
Qytetin e Shtimes e ka fituar LVV-ja me Qemajl Aliun me mbi 50 për qind të votave.
Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 për qind të votave.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me mbi 51 për qind të votave.
Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52 për qind të votave.
Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 për qind të votave.
Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 për qind të votave.
Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Në 17 komuna tjera, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor. Dalja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind. Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë. Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor. Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh./REL
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në ko...
Po vijon numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Kosovë,...
Sapo ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale ...
Ka përfunduar numërimi i votave në një nga komunat me shum...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasn...
Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të dielë se tens...
Në disa prej komunave me shumicë serbe procesi i numërimit...
Sapo ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet lokale ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Po vijon numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Kosovë ...
Kërcënimi i fundit i Donald Trump për të vendosur një tari...
Po vijon numërimi i votave nga zgjedhjet lokale për komunë...
Ka përfunduar numërimi i kutive me fletët e votimit në kom...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...