Putin do të vizitojë Korenë e Veriut pas 24 vjetësh
Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e...

Ushtria amerikane thotë se grupe të mëdha dronësh dhe robotësh mund të menaxhohen nga një person i vetëm pa stres të shtuar për operatorin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh, kjo teknologji mund të jetë e dobishme edhe për përdorim nga popullata civile.
Eksperimentet në terren në një strukturë stërvitore qeveritare tregojnë se një njeri i vetëm mund të menaxhojë një tufë prej 100 ose më shumë dronësh autonomë dhe robotësh autonomë, pa shtuar ngarkesën për operatorin, sipas Agjencisë Kërkimore të Departamentit të Mbrojtjes, DARPA.
"Komandanti i Tufës" përdor një platformë të realitetit virtual për të dislokuar dhe monitoruar automjetet brenda një mjedisi të simuluar me 10 blloqe.
Misioni i tyre është fluturimi në mjedise urbane, duke shmangur pengesat dhe linjat elektrike për të mbledhur informacione zbulimi.
"Komandanti i tufës në thelb përmes një butoni të vetëm mund të kontrollojë lëvizjet taktike të grupit të dronëve, duke u dhënë atyre urdhra për të bërë veprime të caktuara", thotë Julie A. Adams nga Universiteti Shtetëror i Oregonit
Gjetjet tregojnë se ka një potencial të përdorimit të grupeve të dronëve për qëllime ushtarake dhe civile, si përdorimi i tyre për monitorimin e fatkeqësive natyrore.
“Qëllimi afatgjatë është në fakt të jemi në gjendje të krijojmë ekipe heterogjene robotësh, që punojnë së bashku me ekipe njerëzish, për operacione si lufta kundër zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Pra, ky do të kishte një ndikim vërtet pozitiv për shoqërinë, duke përdorur robotët për funksione që mund të jenë të rrezikshme për njeriun. Për shembull, përdorimi i dronëve në situata të vështira, si kontrollimin e zjarreve apo fatkeqësi të tjera nga ekipet e kërkim-shpëtimit", thotë ekspertja Julie Adams.
Dronët mund të përdoren dhe në fakt ata tashmë po përdoren për dërgesa më të shpejta postare.
"Aktualisht, rregulloret e Administratës Federale të Aviacionit kufizojnë numrin e mjeteve, që mund të mbikëqyren nga një individ i vetëm, dhe në të ardhmen, ne do të dëshironim që të jemi në gjendje ta rrisim numrin që i lejohet një individi të vetëm", thotë ekspertja Julie Adams.
Programi është ende në zhvillim, por studiuesit thonë se gjetjet e tij mund të kenë së shpejti ndikim edhe në vende të tjera, përveç Shteteve të Bashkuara./ VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e ma...
Mungesa e ligjeve për monedhat digjitale e ka ngadalësuar ...
Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi të hënën katër ...
Lëvizja në një qytet krejtësisht tjetër për punë nuk ë...
Dhjetë emigrantë humbën jetën në Detin Mesdhe pasi var...
Aplikimi për një vizë "Shengen" në vitin 2024 nuk ësht...
Më 6 janar 2021, godina e Kapitolit të Shteteve të Bas...
Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organiz...
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur ...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen...
Rreth 1500 profesionistë të medias nga më shumë se 100...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërn...
Një Sondazh i ri Kombëtar i Spitalit të Fëmijëve "CS M...
Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmev...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, d...
Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latin...
Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra ...
Në dokumentin përfundimtar të Samitit të Paqes për Ukr...
Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë e kanë ditur se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...