Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e presidentes së vendit, Salome Zurabishvili, ndaj të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”.
Ky vendim i ka zemëruar protestuesit e mbledhur pranë ndërtesës së Parlamentit dhe do t’ia rrezikojë vendit rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ashtu siç pritej, e përshpejtoi votimin për rrëzimin e vetos më 28 maj. Ajo, së bashku me partinë aleate, Partia Demokratike e Gjeorgjisë, kanë 84 deputetë nga 150 sa ka Parlamenti gjeorgjian.
Për ta zhvlerësuar veton e Zurabishvilit nevojitej një shumicë e thjeshtë prej 76 votash.
Deputetët gjeorgjianë e morën këtë vendim megjithëse Bashkimi Evropian dhe disa vende anëtare i kërkuan atyre të mos e rrëzojnë veton për një ligj të cilit shpesh iu referohen si “ligji rus”, për shkak të ngjashmërisë me legjislacionin që Kremlini e ka në fuqi për t’i heshtur opozitën dhe lirinë e shprehjes.
Ligji i kthehet tani presidentes Zurabishvili për ta nënshkruar. Nëse ajo nuk pranon, atëherë kryetari i Parlamentit, Shalva Papuashvili nga partia në pushtet, mund ta nënshkruajë ligjin dhe ta publikojë.
Qindra protestues, kryesisht të rinj, u mblodhën paqësisht pranë hyrjes së pasme të Parlamentit, ku kishte prani të madhe të policisë. Ata brohoritën “Jo ligjit rus” dhe valëvitën flamuj gjeorgjianë dhe të BE-së.
Priten protesta të tjera më vonë gjatë ditës.
Ligji për “agjentët e huaj” është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, si dhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka thënë se ai “nuk është në përputhje” me përpjekjet e kamotshme të Gjeorgjisë për t’iu bashkuara bllokut.
Sipas ligjit, i cili nxiti protesta disajavore që u shtypën dhunshëm nga autoritetet, mediat dhe organizatat joqeveritare do të detyrohen të regjistrohen si “ndjekëse të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të hyrave të tyre janë financim nga jashtë.
Kritikët kanë thënë se ky legjislacion u soll nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, me qëllim për ta ruajtur pushtetit nga kjo parti, para zgjedhjeve të këtij viti, të cilat shihen si vendimtare për rrugën euroatlantike të Gjeorgjisë.
Ëndrra Gjeorgjiane ka ngulur këmbë se mbetet e përkushtuar që t’iu bashkohet institucioneve perëndimore dhe ka thënë se ligji ka për qëllim vetëm rritjen e transparencës për financimin e OJQ-ve.
Shoqëria civile e Gjeorgjisë ka vite që përpiqet ta largojë vendin nga ndikimi i Rusisë, e cila ende mban mijëra trupa në Osetinë Jugore dhe në Abkazia, dy rajonet e shkëputura gjeorgjiane që Moska i njohu si shtete të pavarura pas një lufte pesëditore me Tbilisin më 2008.Por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë paralajmëruar Ëndrrën Gjeorgjiane se shpërfillja e kritikave dhe lufta e dhunshme ndaj protestuesve do të ketë pasoja negative për të.
Gjeorgjia e mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE më 14 dhjetor, por ende nuk i ka nisur bisedimet me bllokun, të cilat mund të zgjasin me vite.
Kryeparlamentarët e shtatë vendeve anëtare të BE-së – Republikës së Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Francës, Holandës dhe Polonisë – i bënë thirrje më 27 maj përmes një komunikate të përbashkët deputetëve gjeorgjianë ta zhbëjnë këtë ligj.
Ndërkohë, shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 27 maj se BE-ja ka filluar t’i shqyrtojë mundësitë, nëse Gjeorgjia e fut në fuqi këtë ligj.
Ai shtoi se një vendim do të merret muajin e ardhshëm./ Rel
Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e martë në verilindj...
Me 76 vota pro, 6 kundër, asnjë abstenim, Afrim Gashi ...
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tanket izraelite kanë m...
Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situat...
Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania "Meta" k...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar t...
Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, kërkon që Bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në n...
Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnik...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe ...
Një sulm ajror izraelit vdekjeprurës në qytetin Rafah në R...
Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklar...
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë filluar të prodhoj...
Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën ...
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në S...
Është rritur numri i izraelitëve me prejardhje gjermane që...
Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...