Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ringjalli të hënën masën për mbylljen e stacionit televiziv satelitor të Katarit "Al Jazeera" në Izrael, duke thënë përmes zëdhënësit të partisë së tij se parlamenti do të mblidhet në mbrëmje për të ratifikuar ligjin e nevojshëm.
Pas kësaj, Netanyahu "do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbyllur Al Jazeeran në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligj", thuhet në deklaratën e partisë Likud.
Izraeli ka akuzuar më parë këtë medium për nxitje kundër Izraelit në mesin e shikuesve arabë.
As zyra kryesore e stacionit në Izrael dhe as qeveria e Katarit në Doha nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Al Jazeera ka akuzuar më parë Izraelin për shënjestrim sistematik të zyrave dhe personelit të tij.
Zyrtarët izraelitë janë ankuar prej kohësh për mbulimin e Al Jazeera-s, por nuk kanë ndërmarrë veprime, duke pasur parasysh financimin nga Katari të projekteve të ndërtimit palestinez në Rripin e Gazës - i parë nga të gjitha palët si një mjet për të shmangur konfliktin.
Më 7 tetor në këtë zonë nisi lufta, pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, hynë në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz.
Izraeli u përgjigj me një ofensivë ajrore, tokësore dhe detare që ka vrarë të paktën 32,782 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve.
Doha ka ndërmjetësuar negociatat për armëpushim, sipas të cilave Izraeli ka rimarrë disa nga ata që ishin marrë peng.
Megjithatë, bisedimet për një armëpushim të dytë të propozuar duket se nuk po shkojnë askund. Në janar, Netanyahu bëri thirrje publikisht që Katarit t'i bëhet presion për të ushtruar më shumë presion ndaj Hamasit. Katari është nikoqir i zyrës politike të grupit dhe disa zyrtarëve të lartë të Hamasit.
I pyetur nëse kërcënimi kundër Al Jazeera-s mund të jetë pjesë e një presioni të tillë, një zëdhënës i qeverisë izraelite, Avi Hyman, nuk u përgjigj drejtpërdrejt, megjithëse ai tha se mediumi ka shpërndarë "propagandë për shumë e shumë vite".
Ministri izraelit i komunikimit akuzoi mediumin më 15 tetor për nxitje pro-Hamasit dhe ekspozim të trupave izraelite në prita.
Al Jazeera dhe qeveria e Dohas nuk iu përgjigjën këtyre akuzave.
Muajin pasardhës, Izraeli dukej se e kurseu stacionin e Katarit, në vend të kësaj urdhëroi t'i jepte fund transmetimeve lokale të një kanali më të vogël pro-iranian libanez, Al Mayadeen, sipas rregullave emergjente të medias.
Projektligji që pritet të ratifikohet të hënën kaloi leximin e tij të parë në Knesset në shkurt./ Rel
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Hakerët kanë vjedhur bazën e të dhënave të të burgosurve r...
Mediat maqedonase raportojnë se gjatë ditës së sotme k...
Rusia ka përdorur pesë raketa hipersonike Zircon për të su...
Si shumë festa të tjera, Pashkët janë një nga periudhat më...
Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës h...
Punonjësit rusë të emergjencës përfunduan të hënën një ope...
Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evrop...
Eva Högl është kryetare e Komisionit për Forcat e Armatosu...
Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikë...
Dje Turqia shkoi në zgjedhje lokale, duke bërë që 61 milio...
Dhjetëra-mijëra izraelitë dolën para parlamentit në Jeruza...
Rreth 61 milionë banorë në Turqi iu drejtuan sot kutive të...
Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tra...
Një sulm rus me raketa ndaj infrastrukturës së rajonit per...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Mil...
77 palestinezë humbën jetën në 24 orët e fundit nga sulmet...
Rreth 61 milionë banorë në Turqi me të drejtë vote do të z...
Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra...
Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar, të paktë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...