Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tradicionale të Pashkëve edhe këtë vit duan të dërgojnë një sinjal për paqen dhe kundër luftës. Dita kryesore e marshimeve tradicionale është e shtuna e pashkëve, ku janë paralajmëruar rreth 70 marshime për paqen në Gjermani.
Temë qendrore e marshimeve të Pashkëve të lëvizjes së paqes të shtunën është kërkesa për negociata për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe luftës mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Krahas kësaj pjesëmarrësit në marshimin e paqes kritikojnë rritjen e shpenzimeve të armatimit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) me rastin e ditëve të Pashkëve e rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen gjermane për Ukrainën dhe e argumentoi atë me interesat gjermane të sigurisë. Edhe zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit), ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), dhe kreu i partisë në opozitë, CDU, Friedrich Merz kanë publikuar mesazhe për Pashkët.

Në një mesazh me video, kancelari, Olaf Scholz tha se "ne të gjithë e dëshirojmë një botë më paqësore". Por paqja pa liri do të thotë shtypje. Paqe pa drejtësi nuk ka. "Prandaj ne e mbështesim Ukrainën në luftën e saj për një paqe të drejtë, për sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme. Ne e bëjmë këtë edhe për ne, për sigurinë tonë." Scholz akuzoi Rusinë nën presidentin Putin, se ka shkelur një parim të vlefshëm prej dekadash: që kufijtë nuk ndryshohen me dhunë. "Por ne e kemi në dorë, ta ribëjmë të vlefshëm këtë parim. Duke e mbështetur Ukrainën edhe më tej, të vendosur e me maturi."

Ndërsa zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck në një video të publikuar të enjten në mbrëmje në platformën X, tha se "ne e dëshirojmë paqen. Po. Por përgjigjja e hidhur dhe e vërtetë është: me gjasë nuk do të ketë fund të shpejtë e të mirë, edhe pse ne e dëshirojmë ndryshe." Në lidhje me agresionin rus, Habekc theksoi, se "duhet të përgatitemi për gjendjen e kërcënimit. Çdo gjë tjetër do të ishte naive." Prandaj Gjermania do të bënte mirë të investonte më shumë në sigurinë e saj. "Ne, Gjermania, BE, ne duhet të mbrohemi tërësisht, edhe nga sulmet ushtarake."

Habeck theksoi, se ka respekt për pozicionet që për arsye morale apo bindje fetare në lidhje me dërgimin e armëve ne Ukrainë arrijnë në një konkluzion tjetër, ndryshe nga i tiji. "E kuptoj shumë mirë, që njerëzit kanë frikë nga një shkallëzim i luftës. Edhe unë jam i shqetësuar." Habeck u shpreh kundër një "ngrirjeje të luftës". "Edhe pse e kuptoj shumë mirë, se për shkak të numrit të lartë të viktimave flitet për ngrirje të luftës, aq shumë e harron ky pozicion atë, që vetëm ukrainaset dhe ukrainasit mund të vendosin, se cilin çmim do të ishin të gatshëm të paguanin, dhe me cilat kushte do donin të arrinin një armëpushim apo të merrte fund lufta."/ DW
Një sulm rus me raketa ndaj infrastrukturës së rajonit per...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Mil...
77 palestinezë humbën jetën në 24 orët e fundit nga sulmet...
Rreth 61 milionë banorë në Turqi me të drejtë vote do të z...
Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra...
Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar, të paktë...
Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, përderisa dhjet...
Kryeministri libanez Najib Mikati është bërë viral me një ...
Një tentativë për pengmarrje në një klub nate në një qytet...
"Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng mëng...
Shërbimet sekrete, siç e thotë edhe emri, punojnë në f...
Sipas njërit prej ligjeve më liberale të drogës në Evropë,...
Një fotografi e një çifti të ri të pashëm u shpërnda disa ...
Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tradici...
Pavarësisht nisjes së një fushate masive dezinformimi, Rus...
Një çantë që dikur i takonte Valon Hotit, një 16 vjeçar ng...
Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendi...
Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kry...
Autoritetet në Taxhikistan i kanë arrestuar nëntë persona ...
Barack Obama, Bill Clinton dhe figura të spikatura të sken...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...