Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Një person i plagosur
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviç mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviçin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, subjektivitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq vazhdojnë të jenë nën sanksione për shkak të veprimeve të tilla. Sanksionet kanë qëllimin e tyre. Shpresojmë që Dodik dhe Cvijanoviç do të ndryshojnë kursin e tyre të deritanishëm dhe do të tregojnë përkushtim thelbësor ndaj respektimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në përgjigjen për REL-in.
Më 11 prill 2022, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit për shkak të, siç u tha, përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Sanksionet, që përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, ishin të parat në kuadër të regjimit britanik të sanksioneve për Bosnjë dhe Hercegovinën, u tha atëbotë nga Qeveria britanike, ku u theksua se ato “nuk janë sanksione kundër Republikës Sërpska dhe as kundër qytetarëve të saj”.
Sanksionet britanike nënkuptojnë se Dodik dhe Cvijanoviç nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të përdorin apo të kenë qasje në ndonjë pasuri që mund të zotërojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Siç thuhet në vendimin e autoriteteve britanike, “të inkurajuar nga përpjekjet ruse për të minuar sistemin ndërkombëtar”, Dodik dhe Cvijanoviç kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të pushtetit për të shtyrë përpara një shkëputje de facto të Republikës Sërpska – njërës prej dy njësive përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës – gjë që është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.
“Millorad Dodik ka ndërmarrë veprime për ta shkëputur Republikën Sërpska nga institucionet kyç shtetërore, duke përdorur retorikë përçarëse, të rrezikshme dhe nacionaliste, duke cenuar paqen e brendshme dhe rajonale dhe duke nxitur urrejtje etnike e mohimin e gjenocidit”.
“Ndërkaq, në tetor të vitit 2021, Zhelka Cvijanoviç e ka përdorur postin e saj për të paraqitur në Republikën Sërpska projektligje që synonin të transferonin kompetencat shtetërore në nivelin e entitetit. Cvijanoviç ka lavdëruar publikisht kriminelë lufte dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në dokumentin e Qeverisë britanike.
Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviç presidente e Republikës Sërpska./REL
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten...
Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lajmi ...
Greqia sapo ka nisur projekte me vlerë 2.5 miliardë euro p...
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive ...
Ukraina ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në të ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa...
Arrestime të reja janë kryer për grabitjen e muzeut të Luv...
Partia pro-europiane e qendrës D66 e Rob Jetten dhe Partia...
Hungaria kundërshton pranimin e Ukrainës në BE, duke kërcë...
Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në...
Dy të dyshuar të arrestuar për vjedhjen spektakolare të mu...
Shtetet e Bashkuara kanë ulur normën e përgjithshme të tar...
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi pak ditë më par...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një reagimi ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se qëndr...
Heathrow, NatWest dhe Minecraft janë ndër disa nga faqet d...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për njohjen ...
Dy të arrestuar, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e ...
Siria ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës duke u bërë v...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...